SHPËRNDAJE

Kompania “Meka” e cila merret me përpunimin e mishit do të gëzojë punëtorët në këtë fillim të vitit.

Pronari i kësaj kompanie ka vendosur që të ua jap rrogën e 14 të vitit 2018 punëtorëve.

Këtë njoftim e ka bërë vetë kompania në ueb-faqen e facebook-ut.

Pos kësaj, kompani ka vendosur që paga minimale në kompani nga ky vit të jetë 300, e paguar me të gjitha kontributet e saj.

“Ashtu siç ishin planifikimet ka dashur i Madhi Zot që të bëhet dhe realizimi!

Sot është një ditë shumë e madhe për ne dhe njëkohësisht kënaqësi e veçantë të bëhet ekzekutimi i pagës së 14’të.

Gjithashtu sot morëm vendim që në të gjithë sektorët e kompanisë sonë paga minimale nga 1 Shkurti i vitit 2019 të jetë 300 EURO me të gjithë kontributet të paguara nga kompania! Një falënderim të veçantë për konsumatorët dhe bashkëpunëtorët tanë!”, thuhet në njoftimin e kompanisë “Meka”.