SHPËRNDAJE

Kompania kabllore nga Presheva “Dardania Plus” ka shfaqur interesim për blerjen e TV Presheva. Siç ka bërë të ditur pronari i kësaj kompanie Nehat Shabani, ai ka kontaktuar pronarën e TV Presheva, Ardita Saqipi për të blerë TV Presheva.

Shabani ka thënë për redaksinë tonë se si kompani kabllore për Komunën e Preshevës ka kapacitetin për aktivizimin e këtij televizioni ndërkaq pa marrur parasysh se si do ecin marrëveshjet për ofertën e TV Presheva, kjo kompani do inicioj projektin për themelimin e televizionit të ri shqiptarë në Luginën e Preshevës.

TV Presheva që nga aprovimi i ligjit të ri mbi informimin publik dhe media në Serbi në vitin 2015 ka pushuar funksionuari si Televizon Publik, ndërkaq i`u është futur procesit të privatizimit dhe gjithashtu ky proces ka dështuar duke detyruar organin kompetent, gjegjësisht Ministria e Ekonomisë me vendimin me vendimin numër 401-00-346/2016-05 i datës 18.02.2016 të bëjë ndarjen e pjesëve dhe aksioneve punëtorëve pa pagesë, përkatësisht pjesa papagesë e kapitalit iu është bartur Ardita Saqipit në vlerë prej 13.051.000 dinarë. Punëtorët tjerë të TVP-së të pakënaqur me vendimin e Ministrisë së Ekonomisë patën deponuar padi në Gjykatën Administrative duke kundërshtuar vendimin e Ministrisë.

Kompania “Dardania Plus” është kompani preshevare me shërbime kabllore televizive dhe në internet që është pjesë e kompanisë “Kopernikus Cable Network”.(presheva.com)