SHPËRNDAJE

Pushteti lokal në Preshevë po realizon projektin për përgatitjen profesionale dhe punësimin e të rinjëve përmes Entit për punësim dhe kompanisë private Solid. Gjatë ditës së sotme janë dorëzuar kontratat për punëtorët e rinjë në afat të pa caktuar ku bëhet përshkrimi i vendit të punës dhe kriteret që duhet përmbushur punëtori dhe punëdhënësi. Në mënyrë solemne drejtori i kompanisë Solid, Shefqet Kuçi së bashku me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi kanë ndarë kontratatat e punës duke premtuar se edhe në të ardhmen kushtet e punëtorëve do të jenë më të mira dhe më kualitative. Drejtori Kuqi ka falemderuar kryetarin Arifi për mbështetjen që i ka bërë gjatë kësaj kohe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Ndërsa Kryetari i komunës ka shprehur kënaqësi të veçantë që më në fund u realizua premtimi i dhënë për sjelljen e investitorëve në vendin tonë dhe hapjen e vendeve tëë reja të punës. Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka potencuar e tani e tutje kompania Solid është shembulli më i mrë për investitorët serioz që do të shtrinë veprimtarinëë e prodhimit në komunën e Preshevës. Për marrjen e kontratave të punës janë shprehur mjaftë të kënaqura edhe stafi punonjës sepse në këtë mënyrë ato sigurojnë veten dhe familjet e tyre.

Lumnije Veseli për portalin preshevacom ka folur për përvojën në këtë kompani, mundësitë që u jipen për punë dhe mbështetja profesionale nga drejtues të kompanisë Solid. Ndërsa një punëtore tjetër e nacionalitetit serb Dobrinka Filipoviq për portalin tonë ka treguar se përpos punës që bën në kompani pas orarit ajo qep materiale shtesë për këpucë edhe në shtëpinë e sajë. Këtë mundësi e kanë edhe punëtorët e tjerë të cilët mund të marrin honorare duke angazhuar veten dhe anëtarët e familjes.

Kompania Solid nga hapja deri më sot numëron 67 punëtorë ku shumica prej tyre janë gjini femërore./presheva.com/