SHPËRNDAJE

Në panairin e bujqësisë dhe industrisë ushqimore që u mbajt në qytetin e Prishtinës, janë prezantuar edhe kompani që vijnë nga jugu i Serbisë, ndër to “Nutriko” nga Vranja dhe “Bivoda” nga Bujanoci.

Në panairin e Prishtinës ka qenë e përfaqësuar edhe dhoma e tregtisë së Serbisë përmes së cilës u prezantuan 34 kompani, raporton presheva.com.

Branislav Popoviq, kryetar i degës së odës ekonomike regjionale ka thënë se edhe pse ka pasë organizata që kanë tentuar që mos të lejohet të marrin pjesë kompanitë serbe në këtë event, prap gjithçka shkoi mirë.

“Erdhi një numër i madh biznesmenësh me të cilët kemi krijuar kontakte, që me siguri do të jenë të rëndësishëm për bashkëpunim dhe zhvillim të mëtejshëm në fushën e ekonomisë” ka thënë Popoviq.

Përfaqësuesit e “Nutriko” kanë thënë se ata janë prodhuesit e vetëm të ushqimeve për kafshë në jug të Pojatës dhe kanë distributorin e saj në Kosovë por edhe më shumë duan të zgjerojnë praninë e tyre në këtë treg./presheva.com/