SHPËRNDAJE

Kompanitë shqiptare vendore po përkujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë këtyre ditë dimri në komunën e Preshevës. Pëzgjedhja e kompanive për pastrimin e borës është bërë me propozim të kryetarëve të bashkësise lokale , ka konfimruar për portalin preshevacom, drejtori teknik i Ndërmarrjes Publike Moravica, Eroll Mustafa.

Përkundër reshjeve të borës dhe ngricave që kemi pasur gjatë këtyre ditëve në vendin tonë është arritur me sukses që pastrimi i rrugëve nga bora të bëhet në mënyrën e duhur. Dei më tani nuk ka patur ankesa nga kryetarë të bashkësive lokale në komunën e Preshevës të cilët janë autorizuar nga shtabi për emergjenca që për çdo kërkesë eventale të qytetarëve të kërkojnë asistencë për pastrimin e borës në Ndërmarrjen Publike Moravica, ka thënë kështu në intervistën për portalin preshevacom, Eroll Mustafa.

Mustafa kërkon azhuritet më të madh nga shumica e kryetarëve të bashkësive lokale që të bashkëpunojnë me Moravicën lidhur me evidentimin e kërkesave të qytetarëve për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora. Drejtori teknik i Ndërmarrjes Publike Moravica, Eroll Mustafa ka konfirmuar për portalin tonë se në muajin dhjetorë të vitit 2018 fillimisht i janë drejtuar kompanisë Saba Bellça për marjen e përgjegjësisë në mirëmbjatje të rrugëve por kjo kompani ka kthyer përgjigjen me shkrim që nuk do ta bëjë këtë vit për shkak të angazhimeve që ka marrë në komunat Vranjë dhe Bujanoc.

Ai ka demantuar edhe spekulimet që janë shfaqur këto ditë në rrjetet sociale. Ndërmarrja Publike Moravica gjatë këtyre ditëve po bën edhe pastrimin e rrugëve në vendbanimet e Malësisë së Preshevës për tu krijuar kushte normale banorëve të atjeshëm në këto ditë dimri ka thenë ndër të tjera Mustafa.

Përfaqësuesi i Ndërmarrjes Publike Moravica ka kërkuar nga disa persona që të jenë më të kujdesshëm edhe në fjalorin e tyre në rrjetet sociale të cilët herë pas here po ofendojnë rëndë institucionet publike me theks të veçantë Ndërmarrjen Publike Moravica. Gjendja e krijuar faktive në këtë ndërmarrje sipas Mustafës është trashëguar nga pushteti i kaluar dhe nga disa qytetarë të cilët nuk lajnë borxhet e pagesave me vite të tëra./presheva.com/