SHPËRNDAJE

City

Vincent Kompany beson se City është ende në garë për titull.
Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka thënë se ata nuk janë dorëzuar dhe ende kanë shpresë për titullin e Premierligës.

Ai tha se personaliteti i tyre nuk lejon që ata të dorëzohen para kohe.

“Askujt nuk i është lejuar që të heq dorë. Kmei bërë një hap mbrapa, por duke e njohur mentalitetin tonë dhe historinë, atëherë ne ende mund të ia dalim”, tha Kompany.

Kujtojmë se City gjendet në vendin e katërt me 47 pikë, 6 më pak se sa Leicester City në vendin e parë.