SHPËRNDAJE

Kompany

Vincent Kompany është shumë i lumtur me kualifikimin e Manchester Cityt.
Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany tha se është një arritje e madhe që kanë kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

City me fitoren 3:1 kundër Sevillës, siguroj kualifikimin në fazën tjetër, pasi mban pozitën e parë në grup me 9 pikë.

“Më në fund u kualifikuam. Është një grup i vështirë dhe është një arritje e madhe që kemi kaluar në fazën tjetër, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar”, tha Kompany pas ndeshjes.