SHPËRNDAJE

Drejtorët shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit si dhe drejtorët e institucioneve publike sot kanë zhvilluar takim me kryeshefin e drejtoratit për financa Boban Pavlloviq dhe kryeshefin e drejtorait për arsim Driton Rexhepin.

Në këtë takim është biseduar rreth gjendjes financiare me të cilën gjendet komuna e Bujanocit, ku është kërkuar nga drejtorët e shkllave të mesme dhe fillore si dhe nga drejtorët e instiucioneve publike që të ti reduktojnë shpenzimet e tyre.

Presheva.com ka kontaktuar drejtorët e shkllave fillore në Tërrnoc dhe Lluçan të cilat kanë theksuar se, qëllimi i takimit ka qenë njohja me situatën financiare në të cilën gjendet aktualisht komuna e Bujanocit. Sikurse drejotri i shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan Qemal Beqiri poashtu edhe drejtorii shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc Naser Zahir kanë konfirmuar se punonjësit arsimorë kanë hyrë në muajin e tretë pa iu paguar shpenzimet e rrugës, mjete të cilat sigurohen nga buxheti komunal. Sipas tyre është kërkuar që edhe shpenzimet tjera të cilat sigurohen nga buxheti komunal të reduktohen.

Boban Pavlloviq kryeshef për financa pranë administratës komunale të Bujanocit ka thënë se “takimi ka patur për qëllim njohjen e drejtorëve me gjendjen financiare të komunës, dhe kërkesën që komuna i ka dërguar Ministrisë së Finacave për aprovimin e marrjes së kredis nga bankat komercila, aprovim të cilin administrate komunale akoma nuk  e ka marrë.

“Është e vërtetë se shpenzimet e rrugës nuk i kemi paguar, ne i kemi paguar vetëm faturat të cilat janë prioritare gjegjësit faturat pagesa e të cilave ka afat 45 ditë” ka thënë Pavlloviq duke shtuar se, “Komuna e Bujanocit aktualisht nuk është në bllokadë financiare por nuk kemi mjete të mjaftueshme për ti kryer të gjitha obligimet që i kemi. Iu kemi drejtuar Ministrisë së Financave për të marrë aprovimin për të kërkuar kredi nga bankat komerciale për shlyerjen e borxheve që janë nga disa konteste nga vitet e më hershme dhe jemi në pritje të përgjigjes nga Ministria”/presheva.com/