SHPËRNDAJE

Veturat zyrtare për udhëtimet e funksionarëve të pushtetit komunal në Komunën e Bujanocit nuk janë të pakta. Komuna e Bujanocit posedon 11 vetura zyrtare të tipave të ndryshme: Pezho 405,407,508,406, Bokser, Opel Astra, Mazda 3, Lada Niva, Shkoda Oktavia, Dacia Duster. Ndërkaq në krahasim, Komuna e Preshevës ka katër vetura zyrtare: dy Shkoda, Mazda dhe Fiat.

Si Komunat më të varfura në Republikën e Serbisë, pushteteve lokale shqiptare nuk i mungon “depoja e veturave” për udhëtime zyrtare. Kryetari i PD-së Nagip Arifi ditë më parë në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp ka akuzuar pushtetin e Komunës së Bujanocit në kryje me Shaip Kamberin (PVD) se kanë keqpërdorur veturat për udhëtime zyrtare, pasi kanë kaluar rreth 850km në ditë sipas Arifit për “ t`pame dhe t`fatume”. /presheva.com/