SHPËRNDAJE

Komuna e Preshevës ndihmoi në çertifikim mbi trajnimin e kryer për fillimin e biznesit.
45 qytetarë të interesuar nga komuna jonë kaluan trajnimin dy ditorë dhe tani kanë mundësinë që të aplikojnë për programin e vetëpunësimit të Entit për Punësim.

Programi për vetëpunësim tek Enti për Punësim është i hapur deri më 20 Korrik dhe të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikacionet e tyre tek zyret e Entit për Punësim në Preshevë./Presheva.com/