SHPËRNDAJE

Sot, në sallën e madhe të Kuvendit Komunal në Preshevë komuna e Preshevës në bashkëpunim me Entin e Bujqësisë kanë mbajtur ligjëratë lidhur me informimin e bujqëve lokal mbi procedurat e regjistrimit, kryesisht ripërsëritjes së ekonomive bujqësore, përgatitjen për aplikim për subvencione të bujqësisë në nivel lokal dhe qendror.

Në takimin e sotëm konsultattiv kishte intersim të madh të bujqëve ku njëherit ata kishin mundësinë të njihen me dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat për përgatitjen e dokumentacionit për aplikime.Gjithashtu vlenë të përmendet se ata kishin mudësinë sot të parashtrojnë edhe pyetjet e drejtëpërdrejta lidhur me çështjen konkrete dhe specifike që kishte të bëjë me veprimtarinë e tyre bujqësore./presheva.com/