SHPËRNDAJE

Komuna e Preshevës shpall konkursin për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për investime në mjete fizike të ekonomive bujqësore për vitin 2019 në territorin e Komunës së Preshevës.

Si prioritet edhe për këtë vit do të jenë bujqit e komunës sonë, ku për fushën e bujqësisë janë ndarë 25 mln dinar, në këtë mënyrë të forcohet sektori bujqësisë, të rritet prodhimtaria vendore dhe me këtë kualitet të prodhimeve bujqit tanë të konkurojnë tregun.

Komuna bënê thirrje të gjithë bujqit të aplikojnë në këtë konkurs.

Më detajisht rreth konkursit të bashkangjitur e keni linkun e web faqes zyrtare të komunës së Preshevës:

KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME PËR INVESTIME NË MJETE FIZIKE TË EKONOMIVE BUJQËSORE PËR VITIN 2019 NË TERRITORIN E KOMUNËS SË PRESHEVËS