SHPËRNDAJE

Me një letër të hapur drejtuar kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, nxënësit e vitit të 4, drejtimi mjeksi, kanë kërkuar që ti ndihmohet pagesa me harxhimet që i paguajnë vetë nxënësit për rrugëtimin në relacionin Preshevë – Vranjë dhe anasjelltas.

Për një afat prej 20 ditësh, nxënësit preshevar duhet të udhëtojnë drejt spitalit të Vranjës për praktikë paguajnë 8000 dinarë për person, ndërsa në klasë janë gjithsejt 38 nxënës dhe të gjithë ata paguajnë një shumë gjithsejt prej 304.000 dinarë.

“Nëse këtë kërkesë na plotësoni, do të na lironi shumë nga mjetet materiale që janë barrë për prindërit” kanë kërkuar kjo paralele e nxënësve me 38 nxënës.

Komuna e Preshevës ka shqyrtuar këtë kërkesë duke marrë vendim që nxënësve të shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë, profili Mjekësi do ti paguaj harxhimet e udhëtimit, kështu që këta nxënës do të kryejnë praktikën e obliguar.

Pas këtij vendimi, nxënësit nëpërmjet portali presheva.com kanë falemindeuar kryetarin e komunës dhe stafin e komunës për këtë ndihmë. /presheva.com/