SHPËRNDAJE

Ndërmarrja Publike Komunalia do të përpiqet të blejë së paku 20 kontejnerë të rinj, të cilët të paktën do të zgjidhin disi problemin e mbeturinave në rrugët e Bujanocit. Sipas Ilir Taipit drejtor teknik në NP Komunalinë, çmimi i një kontenieri të ri është rreth 45,000 dinarë. “Unë do të flas me drejtorin e përgjithshëm që disi të sigurojmë paratë për këtë blerje. Është evident problemi me mbeturinat në disa lokacione të qytetit, të cilat, jam i bindur, do të përmirësohen duke vendosur kontejnerë shtesë, ka thënë Taipi. Sipas tij, “pikat e zeza” janë dy rrugë pranë parkut të qytetit, hyrja në qytet tek Moteli, qendra tek pompa e benzinës, qendra prapa ndërtesës së banimit dhe disa lokacione tjera në rrugën kryesore. Në këto vende, thotë Taipi, mungojnë edhe disa kontejnerë përveq atyre ekzistues.

Ai shton se, gjatë muajve të dimrit 5 kontenjnerë janë djegur në qytet, që kanë përkeqësuar edhe ashtu gjendjen e vështire me mbeturinat. Qytetarët e pakujdesshëm hedhin hirin e kaldajave, ku gjendet edhe prushi i cili lehtë i dhezë mbeturinatdhe kështu vie drei tek shkatërrimi i kontejnerëve, thotë Taipi. Ai shton se Komunalia ka në dispozicion 6 kamionë mbeturinash, prej të cilëve aktualisht vetëm 4 janë në funkcion, njëri është në pritje të regjistrimit kurse tjetri në riparim, por me këto katër po arrijnë të kryejnë punët. Nga ana tjetër qytetarët disa herë kanë raportuar për mbeturinat që po qëndrojnë me ditë të tëra nëpër rruget rkyesore të qytetit dhe era po kundërmon jashtëzakonisht duke bërë të pamundur edhe kalimin, sidomos kur koha është me temperature më të larta./presheva.com/