Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Partia pėr Veprim Demokratik
17523 Preshevė, R. Sadiku 3
tel/fax: 017/660-086

e-mail:
riza_halimi@yahoo.com

20.08.2007
P r e sh e v ė

 

  

K   U   M   T   E   S   Ė

e Kryesisė sė Partisė pėr Veprim Demkratik

 

             Nė mbledhjen e Kryesisė sė pėrgjithshme tė PVD-sė, tė mbajtur me rastin e 17 vjetorit tė saj, u konstatua se mė 19 gusht 1990 u krijuan parakushtet pėr organizim tė pavarur politik tė shqiptarėve nė rajonin e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės.

            Me kėtė rast u vlerėsua se, duke qenė gjithnjė e vetmja parti qė ka infrastrukturė partiake nė tė tri komunat e rajonit, PVD vazhdon tė bartė barrėn kryesore nė luftėn politike pėr realizimin e tė drejtave individuale dhe kolektive tė shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės tė ciltė edhe mė tutje po ballafaqohen me diskriminimin qė po e ushtrojnė strukturat shtetėrore tė Republikės sė Serbisė.

            Kryesia e PVD-sė gjithashtu vlerėson se pėr shkak tė bllokimit tė realizimit tė programit qeveritar aktualisht paraqiten probleme serioze nė sferat mė tė ndieshme jetėsore pėr shqiptarėt e kėtij rajoni.

            Nė kushte kur vazhdojnė tė mbeten tė pazgjidhura probleme tė ndieshme nė arsim, kulturė, informim, nė mbrojtjen shėndetėsore dhe sociale, nė pėrdorimin zyrtar tė gjuhės shqipe dhe simbolit kombėtar shqiptar, e posaēėrisht nė rrethana tė pazhvillueshmėrisė ekstreme tė rajonit, qeveria serbe po orientohet gjithnjė e mė tepėr nė ruajtjen e qetėsisė me anė tė ndėrtimit tė bazave pėr forca speciale dhe me anė tė militarizimit tė skajshėm tė rajonit.

            Pikėrisht nė kuadėr tė kėsaj logjike militariste Luginėn e Preshevės qė nga formimi i qeverisė sė re e kanė vizituar vetėm ministrat e mbrojtjes dhe policisė si dhe udhėheqėsit e Trupit Koordinues tė pareformuar, tė cilėt, duke kontaktuar vetėm me  strukturat ushtarake dhe tė xhandarmerisė nė teren dhe duke i injoruar dhe fyer pėrfaqėsuesit legjitim tė shqiptarėve nė rajon, tregon qartė se kjo qeveri jo vetėm qė i ka harruar obligimet, tė pranuara edhe ndėrkombtarisht me programin qeveritar tė vitit 2001, por njėkohėsisht tregon mungesėn e sensit elementar pėr t’i dėgjuar problemet e ndieshme jetėsore me tė cilat njė kohė tė gjatė po ballafaqohen shqiptarėt e kėtij rajoni.

            Njėsoj si nė kohėn e regjimit tė Millosheviqit po injorohen kėrkesat e pėrfaqėsuesit tė vetėm tė Luginės sė Preshevės nė parlamentin e Serbisė pėr tė dhėnė sqarimet pėr monopolin qė organet shtetėrore po vazhdojnė t’ia sigurojnė firmave tė Beogradit nė shfrytėzimin e pėrmbajtjeve komerciale nė kalimin kufitar tė Preshevės si dhe pėr apartheidin klasik qė po vazhdon tė ushtrohet ndaj shqiptarėve nė strukturat shtetėrore dhe publike tė kėtij institucioni shetėror.

            Kryesia e PVD-sė vlerėson se vetėm politika shtetėrore e bazuar nė diskriminimin etnik mund tė prodhojė situata absurde nė tė cilat komuna e Preshevės, me mbi 90% popullatė shqiptare, nė teritorin e sė cilės me anė tė pėrmbajtjeve tė Kalimit Kufitar dhe tė Koridorit 10 krijohen tė hyra shumė tė mėdha shtetėrore, tė vazhdojė tė mbetet nė tė njejtėn kohė komuna mė e pazhvilluar nė nivel shtetėror.

            Kur kemi parasyshė se qasja aktuale e qeverisė serbe ndaj Luginės sė Preshevės nuk ka dallime esenciale nga praktika e regjimit tė Millosheviqit, ėshtė krejtėsisht real rreziku i reciklimit tė skenareve katastrofale  tė zhvilluar nė kėtė rajon nė periudhėn 1998-2001.

            Nė situatė mjaft tė ndieshme politike, dhe shumė tė rėndė ekonomike, PVD do tė intensifikojė luftėn politike me anė tė aktivitetit tė deputetit nė Parlamentin e R. sė Serbisė dhe tė strukturave tė pushtetit lokal, mirėpo edhe me anė tė tubimeve me veprimtarė dhe simpatizues, nė tė cilat qė nga 8 shtatori do tė debatohen tė gjitha problemet me tė cilat po ballafaqohet popullata shqiptare nė Luginė tė Preshevės.

            Njėkohėsisht, Kryesia e PVD-sė rikonfirmon pėrkrahjen pėr Platformėn politike tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, tė aprovuar nga Kuvendi i kėshilltarėve shqiptarė tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, me anė tė cilės janė mbėshtetur parimet e Grupit tė Kontaktit si dhe vet Pakoja e Ahtisaarit pėr statusin e Kosovės.

            Duke i trajtuar tė papranueshme dhe tė rrezikshme paralajmėrimet pėr pazarllėqe lidhur me ndarjet nė baza etnike, Kryesia e PVD-sė angazhohet edhe mė tutje pėr realizimin e tė drejtave politike, ekonomike, sociale dhe kulturore tė shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės me tė njejtat parime dhe kritere me tė cilat serbėt do t’i realizojnė tė drejat e tyre nė Kosovė nė bazė tė pakos sė Ahtisaarit.

 Kryesia e PVD-sė

 Riza HALIMI, Kryetar

 

 

 

 

 

 
   
 
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.