Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Lėvizja e Progresit Demokratik
Rr. e Kosovės, nr.54
17520 Bujanoc
Data: 28.06.2009



NĖ VEND TĖ KUMTESĖS: REAGIM


Lėvizja e Progresit Demokratik, vendimin e Gjykatės Supreme pėr Krime Lufte nė Beograd e cila ka ngritur aktakuzė kundėr 17 ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė, tė cilėt akuzohen pėr krime lufte kundėr civilėve nė Gjilan nė vitin 1999, e vlerėson tė motivuar politikisht dhe njė provokim ndaj gjendjes edhe ashtu jostabile nė rajonin e Luginės sė Preshevės.
LPD me shqetėsim ėshtė duke i pėrcjellė kėto procese tė montuara, tė cilat nuk i kontribuojnė paqes dhe stabilitetit nė kėtė rajon, por pėrkundrazi ngjallin frikė dhe pasiguri te shqiptarėt, tė cilėt vazhdimisht kanė kėrkuar qė tė zbardhen krimet e dhunės serbe ndaj qytetarėve shqiptarė nė Luginė.
Arrestimet spektakulare dhe mbajtja nė paraburgim pėr mė shumė se gjashtė muaj tė nėntė tė rinjve nga Presheva, kanė shkaktuar mllef dhe hidhėrim te shqiptarėt e rajonit tė Luginės sė Preshevės. Pėr fat tė keq Beogradi nuk i respekton as vendimet e veta, siē ėshtė rasti me shpalljen e amnestisė ndaj ish ushtarėve tė UĒPMB-sė, tė aprovuar nga Kuvendi i Serbisė.
Ėshtė e papranueshme qė pas gjashtė muajve paraburgimi, tė ngritet aktakuza, e cila na kujtojnė metodat e pėrdoruara nga ish regjimi i Millosheviqit. Veprimet e gjertanishme si dhe nė rastin ndaj tė ashtuquajturit “Grupi i Gjilani”, qartė tregon se Gjykata Supreme vepron nėn ndikimin dhe diktatin politik tė Beogradit zyrtar. Shihet qartė se tė gjitha kėto bėhen me qėllim tė nxitjes sė shpėrnguljes sė tė rinjve nga Lugina.
LPD, kėrkon nga organet shtetėrore t’i zbardhin tė gjitha vrasjet qė kanė ndodhur nė Luginėn e Preshevės nė dekadėn e fundit. Nga faktorėt ndėrkombėtarė kėrkojmė qė tė ndikojnė te gjykatat serbe qė tė jenė tė paanshme dhe tė kundėrshtoj proceset e montuara politike.
Nė tė mirė tė stabilitetit tė rajonit autoritetet e Beogradit duhet tė heqin dorė nga kėto procese tė montuara dhe LPD kėrkon qė pa kurrfarė kushti tė lirohen tė akuzuarit.


NGA KRYESIA E LPD-sė
Jonuz Musliu – kryetar
_________________
 

 

 
   
 

© 1997-2009 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.