SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës Z. Shqiprim Arifi ishte i ftuar në Queens të New Yorkut, për të takuar bashkatdhetarët tanë nga gjitha viset shqiptare që jetojnë në New York, ku pati rastin në një fjalim t’i informoj të pranishmit me situatën aktuale në Luginën e Preshevës.

Arifi gjatë këti takimi takoi biznismenin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Harry Bajraktari si dhe asambleistin e Këshillit Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj.

Një takim dhe një bashkëbisedim shumë i frytshëm me të gjithë Shqiptarët, ku të gjithë u dakorduan që komuniteti Shqiptar në New York të jetë një zë i fuqishëm dhe që do të lobojnë pë Shqiptarët e Luginës së Preshevës ka deklaruar kryetari Arifi për portalin preshevacom./presheva.com/