SHPËRNDAJE

Në kuadër të organizimit të mëtutjeshem, pas mbrëmjes së parë të suksesshme të Ansamblit frymor “Corona” të mbajtur ne Shtëpinë e Kulturës në Tetovë, në saje të festivalit ‘’Skena e Muzikes Serioze Shqiptare’’ ky Ansambel nuk rresht së punuari me aktivitete.

Duke pasur parasysh qëllimin e krijimit dhe funksionimit të këtij grupi artistik, hapi i rradhës është interpretimi në Luginen e Presheves, me konkretisht me daten 08.06.2015 ora 19:00 me lokacion – Shtëpia e kulturës ”Abdulla Kreshnica”.

Corona

Gjendja aktuale e mjerueshme politiko/sociale bëri që pas Tetovës, Lugina e Preshevës të bëhet epiqendra e rradhës, ku pas shprehjes së gatitshmerise së grupit, nuk mungoi as përkrahja e vendasve, ku me mikëpritjen karakteristike të kësaj ane, dëshmuan se janë te etshëm për dritën e artit muzikor, të munguar një kohë të gjatë.

Kjo punë që po bëhet nga Ansambli “Corona”, mbi baza absolutisht vullnetare, duke u munduar që sa më shumë të mënjajojne anën materiale dhe duke shpërndare porosinë e ngritjes së nivelit kulturoro/artistik tek shoqëria jonë, si një zbrastirë e madhe shpirtërore, meton të behet një shtytes që rinia shqiptare të orientohet drejtë zhivillimit, progresit dhe vetëdijesimit të përgjithshëm.

Zgjodhen “periferinë” gjeografike shqiptare, pasi që aty me se shumti është cenuar vitaliteti i të qenurit qytetar normal i atij vendi, të qenurit shqiptar me gjitha vetitë e tyre. Prandaj, “Corona me shfaqjen që do të jap, do të behet zëri, arsyeja, drita e preshevarëve që ka kohë që po e kërkojne, por që për fat të keq has në vesh te shurdhër.

Duke ditur edhe faktikisht që do të kenë përkrahjen masive të popullatës, ju ftojmë, qe diten e hene te dates tete te qershorit te ketij viti, te jeni pjesemarrës të këtij organizimi, që në thelb ka të bëjë me mbijetesen dhe kallxueshmerine, se PO ne jemi këtu, që ne fakt është tregueshmëri e vet qënesës shpirterore të popullates vendase me anë të nterpretimit frymor te Ansamblit. /presheva.com/