SHPËRNDAJE

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës dhe Kumanovës, të nderuar media, të nderuar elita e Intelektualëve, Përfaqësues të Subjekteve Politike dega Kumanovë – Likovë, Forume Rinore, Forume të Gruas, Sektori Civil ,Student e tj.

Ju ftojmë që më datë 07.07.2018 ditë e Shtunë, ora 15:00 në sallën e ish komitetit në Kumanovë, që të merni pjesë në Konferencën Rajonale të hapur për të gjithë qytetarët, e organizuar nga Organizatori: Rijad Mamuti-Politikolog, në bashkëpunim me Institutin për Studime Politike Ndërkombëtare.

Prezenca Juaj për ne si Organizatorë është privilegj dhe nëpërmjet kësaj konference ju mund të ballafaqoheni me përfaqësuesit e juaj dhe të informoheni nga afër me problematikat dhe sfidat në lidhje me temat e caktuara.

Tema: Mardhëniet Ndërkufitare, ç’ka përfitojnë banorët dhe të rinjët e këtyre dy vendeve, me hapjen e pikes kufitare Llojan-Miratoc dhe kush po e pengon Hapjen e Kufirit?

Panelist:
Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi
Kryetari i komunës së Likovës z.Erkan Arifi
Mr.Xhenis Slimani (politikolog)
Fjalim Ministri i Pushtetit Lokal z.Suhejl Fazliu.
Fjalim ish Kryetari i Komunës së Likovës-dhe Ministri i Ekologjisë z.Sadulla Duraku.
Fjalim Përshëndetes Deputeti: Muhamed Zekiri

Misafirë të ftuar: Përfaqësues të Ambasadës së Francës.

Organizator: Rijad Mamuti –Politikolog dhe të rinjët e Likovës dhe Kumanovës, në Bashkëpunim me Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare (ISPN) Shkup.

Motoja: Nuk shkohet në Evropë me Kufij të mbyllur dhe Pa dallim bindjeve Politike./presheva.com/