SHPËRNDAJE

Herald Kruger që është njëri nga zyrtarët e lartë në kompaninë BMW, ka bërë të ditur se modeli M8, do të lansohet gjatë vitit që vjen së bashku me 8 Series Coupe.

Përmes një deklarate të lëshuar së fundmi, është bërë e ditur se modeli M8 do të lansohet gjatë muajit janar, që është shumë më herët që që pritej.

Nuk janë bërë të ditura detajet, por kjo veturë që besohet të ketë rreth 600 kuajfuqi, do të jetë konkurrente me Porsche 911 dhe Mercedes-AMG GT.