SHPËRNDAJE

Gjykata Speciale mbanë bashkë Partinë Demokratike të Kosovës me kryeministrin Ramush Haradinaj. Sipas nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca kjo çështje vazhdon ta mbajë të bashkuar koalicionin qeverisës.

“Qeveria rrëzohet atëherë kur i ki numrat dhe kur deputetë nga koalicioni binden se kësaj qeverie i ka ardhur fundi. PDK besoj që shumë shpejt do të bindet. Njëra pistë e argumenteve e cila të çon në drejtim të idesë që ky koalicion do të qëndrojë për shkak të Gjykatës Speciale”, ka thënë ai.

Ai përmendi një bisedë që kishte me kryeministrin Haradinaj në vitin 2016.

“Patëm bërë një takim bashkë me Nismën dhe AAK-në. Në takim ishte Limaj, Albini e Ramush Haradinaj. Nëse opozita e bashkuar do të shkonte bashkë në zgjedhje dhe do ta fitonte shumicën, cilën ta zgjedhim mes LDK-së e PDK-së, sipas Ramush Haradinajt ishte PDK. Ai tha që ‘e preferoj këtë për shkak të asaj se çfarë do të ndodh vitin e ardhshëm, dhe ajo është Gjykata Speciale, sfidat që e presin Kosovën’”, ka shpjeguar ai. “Alternativa mes LDK dhe PDK ishte e padiskutueshme për të”, shtoi tutje Konjufca./KD