SHPËRNDAJE

Rritja e muskujve gjatë kohës kur flini padyshim se është diçka që e ëndërron secili. Por, me hulumtimet e reja që pohojnë se konsumimi i shejkut me proteina para gjumit ndikon në rritjen e muskujve, tani kjo gjë është më e lehtë se asnjëherë më parë,.

Përgjatë një periudhe 12-javore, stafi nga universiteti Maastricht në Holandë ka studiuar 44 meshkuj me trup në formë, ndërkaq është përkushtuar ta analizojë efektin e konsumimit të proteinës kazeinë para gjumit, por pas një sesioni intensiv me peshëngritje.

Me zbulimet e publikuara në revistën ‘Frontiers in Nutrition’, gjysma e pjesëmarrësve të këtij studimi kishin konsumuar shejk proteinash me 30g kazeinë dhe 15g karbohidrate para gjumit, ndërkaq gjysma tjetër e pjesëmarrësve kishin konsumuar pije energjike.

Pas përfundimit të programit 12-javor me ushtrime fizike dhe suplemente, të dy grupet kishin mundur të ngritnin pesha më të rënda, por grupi që kishte konsumuar proteinë para gjumit kishte pasur një rritje më të madhe të forcës dhe madhësisë së muskujve. Në fakt, autorët e studimit thonë se konsumimi i shejkut me proteina para gjumit jo vetëm se nuk shpie në mbipeshë, por faktikisht e inkurajon trupin të djegë yndyrë në mënyrë më efikase.

SHPËRNDAJE
Artikulli mëparshëmKujdesi për gardalinat
Artikulli i rradhësVlerat morale