SHPËRNDAJE

Të gjith ata të cilët e kanë paisjen TNG (makinën me gaz) të vendosur në automjet, pavarësisht nëse ata vozisin në auto-gaz ose benzinë (është e rëndësishme që pajisja që është në automjet) duhet të ketë ATEST të vlefshëm! Dhe nëse automjeti është i regjistruar dhe se kanë kaluar pesë vjet që nga instalimi i pajisjes TNG, ose 10 vjet nga prodhimi i rezervuarit TNG (nuk ka rëndësi data e instalimit) është e nevojshme të bëhet një ATEST i ri!

Nëse në rrugët e Sërbisë, pronari i automjetit që ka veturën me gaz është kapur në vepër, ai rrezikon që policia ta largojë nga komunikacioni, ti heqë targat si dhe të paguajë një gjobë prej 5.000 deri në 20.000 dinarë! Megjithëse turistët tanë që udhëtojnë në destinacionin e dëshiruar me makinë, nuk kanë probleme, sepse askush në kufi nuk i kërkon ATEST kur hyjnë në Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, Bosnje dhe Herzegovinë, Kroaci, Slloveni.

Disa prej shoferëve kanë patur një përvojë shum të hidhur, sepse policia e komunikacionit gjatë aksioneve të organizuara në kuadër të “TISPOL”  aksion i sinkronizuar që organizohet nga policia e në 28 shtete të Evropës janë detyruar që të paguajnë dënime të majme për shkak të ATEST-it të skaduar!

Në Greqi, policët e këtij shteti vendosin gjobë prej 500 euro, kur pesha e automjetit të deklaruar në lejen e trafikut nuk korrespondon me gjendjen faktike për shkak të pajisjes së integruar TNG! Gjobat janë kudo! Nuk ka “bisedë” me policinë e trafikut, me të cilën janë mësuar shoferët tanë në Sërbi. Me përjashtim pothuajse të detyrueshëm nga trafiku, ka edhe dënime pamflete që shkojnë deri në disa mijëra euro.

Në Mal të Zi, dënimi minimal për mungesën e ATEST është  60 euro, kurse, për shembull në Austri, policia do t’ju shoqërojë deri në kufi dhe për këtë do tju vë një gjobë prej 3,000 euro. Kostoja e ATEST-it në Serbi (Qendra e Automjeteve Motorike) është 6.000 dinarë dhe është e vlefshme për pesë vjet.

Ndalohet Parkingu

Automjet i cili përdor LPG (TNG në vendin tonë) si derivat motorik nuk guxon të hyjë në garazhe të mbyllura të cilat nuk kanë të instaluar ventilimin e veçantë (ndërsa garazhet që kanë atë e kanë shenjën që e tregojnë atë) sepse këto gazra janë më të rënda se ajri dhe grumbullohen me kalimin e kohës në fund të garazhit dhe pastaj është e mjaftueshme një  shkëndijë e vogël që të shkaktojë një kaos.

Është e nevojshme të dihet se automjetet që përdorin CNG (metan) munden sepse është dukshëm më i lehtë se ajri kështu që nuk ka rrezik të akumulimit./presheva.com/