SHPËRNDAJE

Aksion i madh i kontrollimeve me radar natën ka filluar nëpër rrugët e Serbisë.

Bëhet fjalë për 30 aparatet më të reja të teknologjisë së fundit Norvegjeze me rreze infra të kuqe që masin shpejtësinë edhe kur shikimi është i zvogluar.

Vozitësit do ti kontrollojnë edhe 5 vetura që nuk kanë shenja të policisë ndërsa testi i alkoolit do ti bëhet secilin vozitës që e ndalon.

policia

Teknika që do të kontrollojnë shpejtësinë e veturave në pjesët e përparme dhe të pasme ka 12 kamera që kanë mundësi jo vetëm natën, por edhe të inçizojnë edhe në mjegull.

Këto vetura në të njejtën kohë përcjellin tri korsi nga të dyja anët të autostradës dhe tejkalimi i shpejtësisë dërgohet në bazë./presheva.com/