SHPËRNDAJE

Kontrollimi i sheqerit në gjak për pacientët që kanë nevojë urgjente tani e tutje do të mund të kryejnë këtë shërbim në të gjitha shërbimet e shtëpisë së shëndetit në Preshevë. Këtë lajm e ka konfirmuar sot për portalin preshevacom drejtori i shtëpisë së shëndetit, Driton Salihu. Kontrollimi i sheqerit sipas Salihut mund të bëhet për pacentët me nevoja urgjente edhe tek shërbimi i urgjencës, në pediatri dhe praksë e përgjithshme. Poashtu në periudhën në vijim për pacientët e diagnostifikuar me sëmundjen e sheqerit në raste të veçanta kontrollimet mund të bëhen edhe në bashkësitë lokale Corroticë, Miratoc dhe Raincë./presheva.com/