SHPËRNDAJE

e tërë historia e këtij rrëfimi fillonme një artikull të cilin e kisha lexuar pakë orë më parë, gjatë pushimit që kanë nxënësit e shkollave nëntëvjeçare pas dy orëve të para të mësimit,dhe mbaron me një rrëfim të gjatë policor, të cilin s’ e kam shpalosur thuajse katër dekada.
Titulli i artikullit të lartpërmendur ishte sa i gjatë, aq edhe informativ. ” Sasi të mëdha heroine në doganën e Treleborgut.”E përditshmja ”Treleborgs Alehanda” shkruante:
” Dje mbrëma, pak para se të hynte trageti polak ”Emilia Plater” në portin e qytetit, dega kriminalistike e këtij qyteti arrestoi dy shtetas të huaj për sjellje ilegale të lëndëve narkotike.Ata u përcollën nga Interpoli nga qendra e Berlinit Lindordhe u arrestuan paka para se ta kalonin doganën e Treleborgut. Sipas fjalëve të zotit Per Adolfson, zëdhënës i Forcave policore të qarkut,doganierët tanë konfiskuan një sasi heroine me vlerë prej tre milion koronash, të cilën narkotrafikantët, një grua e një burrë, e kishin fshehur në valixhen e tyre.Kjo është sasia më e madhe e heroinës që është konfiskuar në një doganë të Mbretërisë, nëse përjashtohet prefektura e Stokholmit.”
Po këtë ditë, deri sa prisja t’i filloja orët e fundit, vjen sekretaresha e Shkollës Apelgord,zonja Magnusson, dhe më njofton se një zotëri me mbiemrin Vintzel, donte të fliste me mua. Një zotëri membiemrin Vintzel? S’ kisha as idénë më të vogël kush ishte dhe pse më donte.Sëpari më shkoi mendja te Ismeti, sepse ai ishte i vetmi njeri që mundej të më lidhte për ndonjë veprim joligjor. Fatlumnisht,ky e kishte dorëzuar banesëne vet dhe tani që ishte fejuar meKarinën, një kolegen time, jetonte në shtëpinë e saj. Pastaj mendja më shkoi te proceset e ndryshme gjyqësore. Jo, ai zotëri s’ ishte as nga Gjykata e Shkallës Parë. Sa herë që kishte nevojë për ndonjë përkthyes, Gjykata më njoftonte dhjetë ditë para kohe.
Sidoqoftë… E mora pusullën nga skretaresha dhe, pasi vajta në dhomë anësore ku ishte telefoni, e luta operatorin të më lidhte mezotin Vintzel.
” A e keni fjalën për zotin Arne Vintzel?” më pyeti ajo.
” Po, zonjë. Ashtu shkruan në pusullën që kam në dorë.”
” Zoti Vintzel është inspektor dhe punon në Seksionin e Brendshëm të Policisë që gjendet në Davids Hal.”
” Animirë, mos pritoni të më lidhni, pra.”
Ai – gjykuar nga zëri i qartë – dukej llafazan, por kjo s’ ishte domosdo e vërtetë. Atë çast që dëgjoi se kush isha, menjëherë kaloi në temë.
” Dëgjo, miku im,” tha duke qeshur.” Më duhet një përkthyes i mirë, se misioni që ma kanë besuar eprorët është goxha i ndjeshëm. Duke qenë se biseda do jetë e gjatë, bën mirë të hash nja dy sandviça medjathë, se atje ku do vemi – edhe nëse ka restorant – s’ na presin për darkë.Kaq mundem të them.”
” Poku do të takohemi,” e pyeta gjithnjë i hutuar.” Malmja është e madhe dhe ka disa zyra të Policisë. Njëra gjendet në Davids Hal, tjetra në Estertul, e treta pranë ”Princit Trashigimtar”, etjera, etjera.”
” Merr një taksi dhe hajde në Davids Hhal,” tha ai. ” Është ajo godina e gurtë pesëkatëshe, e veshur me degë e gjethe urthi….Ki mirësinë e më prit te shkallet, se q’ atej do të shkojmë në burgun e Malmes për ta takuar një të burgosur.”
” Më sa ora përafërsisht?” e pyeta.
” Hajdepak pas orës pesë, por jo më vonë.”
Kjo ishte hera e parë që do të shkoja në burgun e Malmes. As kisha qenë ndonjë herë, as e dija saktësisht se ku gjendej, por komesariatin e Policisë Qendrore, ate që gjendej në Davids Hal, e kisha parë prej së largu, derisa banoja në Triangel.. Atëbotë s’ egzistonte ”Shetitorja” dhe era e makinave ta mirrte jetën.
Zoti Vintzel ishte një burrë i thatëdhe goxha i ngarkuarme paragjykime për neve, kokëzinjtë. Sikur të njiheshim pak më mirë, me siguri do më dëftonte se jo vetëm mua, po dhe ardhacakët tjerë që s’ ishin si ai, na urrente si krimbat e nevojtores. Paçka se ai ishte nëpunës dhe i përfaqsonte organet shtetërore, gjë kjo që e obligonte të jetë zyrtar, të më drejtohej në mbiemër dhe të habitej që kisha mbaruar fakultet dhe e flisja suedishten aq mirë. Të gjitha këto,pa e përjashtuar misionin e përbashkët, e detyronin të më fliste me ton kolegial dhe – herë pas here – të bënte shaka.
” Unë jam ai me të cilin folët pasdite,” i thash një burri të veshur me rroba civile e pardesy, pasi ngjita katër pesë shkallët e godinës ku më kishte porositur ta prisja.
” Dhe unë jam ai me të cilin do të shkoni në burg,” më tha duke ma zgjatur dorën. “ Këtus’ e përdorim fjalën burg, por “institut për rehabilitimin e atyre që janë katandisur në rrugë të keqe”. Ashtu na ka porositur zoti Palme kur e prezantoi reformën e tijgjuhësore. Hajdeni pas meje, se makinën e kam parkuar në fund të sheshit.S’ kishte vend kur dola në punë. Ke parë ti, qyteti ka më shumë makina se banorë.”
Edhe ai, njësoj si byrokratët tjerë, e ngante një volvo. Makina e tij, një e kuqe, ishte plot mekukllae xhinglamingla, gjë që më dha të kuptoja se ishte i martuar dhe kishte fëmij. Ndonëse s’ më tha gjë, unë u lidha siç më kishin mësuar ata të ”komunikacionit”dhe prita të nisej. S’ isha i prirur të hapesha shumë, sepse s’ më kishte shtruar pyetje tjera pos atyre që janë triviale, si kur ke ardhur në Malmö, ku je me punë, si po të duket shkolla suedeze, me se merret zonja bashkëshorte e tjera, e tjera.
Përjashta sapo kishte rënë muzgu i mbrëmjes. Rruga ziente nga makinat, autobusët e motoçiklistët që ktheheshin nga puna. Të gjithë kishin të ngutur për të dalë në xhade të hapur.Ne gjendeshim në unazën që i lidhte qytetin me lagjen Kirseberg dhe s’ kishim nge të zhvillonimbiseda miqësore.Por pasi e kaluam sheshin dhe u turrëm drejtKirsebergut, ai sikur u lehtësua pak. Këtu makinat ishin më të rralla dhe ritmi më i qetë, më i përmbajtur.
” S’ di a ke patur kohë ta shfletosh shtypin e soçëm,” tha ai, dukshëm i brengosur, ”por Skonen e ka përmbytur droga. Për të qenë e keqja më e madhe, ky qytet është pjesa e poshtme e kërthizës… Ky qytet na lidh meEvropën… Këtejpari hyjnë frutat, zarzavatet, bylmeti, radiot, televizorët, kafshët egzotike, po dhe lëndë që janë të ndaluara me ligj, si kanabisi, hashashi, opiumi, heroina, amfetamina e drogat e ngjashme…Merre me mend, dje mbrëma kolegët e mi e kishin arrestuar një çift të përzjerë, ai turk, ajo suedeze, që kishin me vete tri kilo heroinë… Sasi e madhe, apo jo?…Ajo sasi atyre do t’ ua ngrohte xhepin, ndërsa neve do na nxinte jetën… Thua se pak problemepo kemi mevrasësit, pijanecët, psikopatët dhe evgjitët e Sllovakisë…Se ata s’ po i mbanë Kryeministri Palme, por ne, tatimpaguesit e ngratë…”
Unë e dëgjoja. Se mos kisha ndonjë përvojë që t’ ikundërvihesha zotërisë së Tij?! Po të prekej shkolla, atëlëmi e njihja më mirë dhe mund t’ ia thoshja ndonjë fjalë.
“ Mosishte shqiptarë ai turku që e paskan arrestuar?” e pyeta.
“ Aii doganës së Treleborgut?”
” Po, pra.” 
“ Jo, jo,” tha inspektori. “ Por që të mësojmë diçka nga ajo punë, duhet të flasim me një klient tjetër… Një që kemi arrestuar dy vjet më parë… Ai është denuar me gjashtë vjet burg dhe,sipas fjalëve të drejtorit, është penduar për ato që ka bërë. Ka grua, ka fëmijë dhe me prejardhje është shqiptar… Mjerisht, pas vendimit që ka marrë Gjykata, ai, me ta vuajtur dënimin, do të përjashtohet nga Suedia.Se qysh do të jetojë në Turqi, edhe ate, pa ndihmën e Zyrës Sociale, ate s’ e di as Lartmadhëria… Jo më ne, qytetarët e rëndomtë.”
Sapo kaluam Urëne Lundit, ai mori më të djathtë dhe ndaloi para një godinetë verdhë e të rrethuar me mure të larta.Porta e saj ishte e metaltë dhe të gjithë ata që prisnin para saj duhej të paraqiteshin në krahun e djathtë të portës, ku gjendej një altoparlant i vogël.Pasi e shqiptonin me zë të lartë emrin e tyre, porta hapej dhe ata, sipas radhës që kishin mbërritur, hynin brenda. Atje ishte një gjysmësallë e madhe, një qoshk ku mund të bleje cigare, si dhe nja gjashtë gabina të veshura me cohë të kaltër, ku hynin të burgosurit dhe kuvendonin  me gratëe e tyre. Ca prej tyre, posaçërisht ata të rinjtë, e shfrytëzonin rastin të putheshin e të fërkoheshin nga pak, sepse këjo ishte e lejuar me ligj.
Unë, i nderuar, s’ kam të dhëna mbi burgjet e Kosovës. S’ di gjë mbitë drejtat dhe obligimet e të burgosurve shqiptarë. Këtu, i burgosuri mbahet i izoluar përafërsisht një muaj, deri sa të mbarojnë hetimet dhe i burgosuri të nxiret në gjyq. Pastaj, sipas vendimit që është marrë, ai fiton të drejtën ta vizitojë gruan dhe familjen..Ka raste kur i dënuari pendohet dhe drejtoria,pas takimeve të rregullta mujore,e shpërblen për sjelljen e mirë.Kjo vlen deri sas’ i shkel vendimet, por atë çast që bën të kundërtën, të gjitha të drejtat i mirren prapa dhe ai izolohet për një kohë të gjatë.Përndryshe,brenda ka dhomën e tij, një krevat, një tavolinë dhe një televizor për t’ i ndjekur lajmet.
Edhe ne e ndoqëm procedurën e tjerëve.Zoti Vintzel e shtypi zilen dhe, pasi dëgjoi jehonën e një zëri të ftohtë, thuajse dëbues,i dëftoi atij brenda kush ishim dhe pse kishim ardhur.
“ ZotiAlijevski po ju pret,” tha zëri. “Urdhëroni.”
Ai që na priste ishte i zeshkët, i përmbajtur dhe kishte shtat mesatar. Unë e kisha menduar të gjatë, të thatë, agresiv e sylarmë, për doli e kundërta. Zylbehari kishte sy të butë, ngjyrë gështenje, dhe i shmangej shikimit tim. Zoti Vinzel, që e kishte takuar disa herë, ia zgjati dorën si mikut të njohur dhe, pa një pa dy, e mbuloi mekrahun e tij të gjatë.
” Ky miku është Zylbehar Alijevski, ” tha duke parë në drejtimin tim. Pastaj, pasi pa rreth e përqark, propozoi të uleshim në një qoshe, ku s’ kishte njeri. ”Si thoni, a të ulemi atje, se këtu s’ flasim rehat?”
” Si të doni,” tha tjetri, Zylbehari, për të cilin kisha dëgjuar shumë por s’ e kisha takuar më parë.
Qoshja ku zumë vend ishte e vogël dhe sterile. Aty s’ kishte gjë pos një llampe të fortë , një tavoline katrore dhe tri karrigave të murrme, të cilat, me sa duket, qëllimisht ishin zhveshur nga shtojcat e tyre të buta.
Zoti Vintzel u ul i pari dhe, pa e zgjatur shumë, nxori du dosje të veshuramembështjellëse lëkure. Ne ndoqëm shembullin e tij dhe iu ulëm përballë, pa e ndërruar asnjë fjalëme njëri tjetrin. Zylbehar Zhuga, për të cilin më kishte folur edhe gjyshja Azize, ishte një burrë i trashë dhe shumë i ngjashëm me njërin nga dajallarët e mi. Ai kishte flokë të zinj e të bujshëm dhe kundërmonte si një dash nga sikleti dhe cigaret që kishte pirë.
Që ta them të drejtën, s’ e ndjeva veten aq mirë pranë atij njeriu, që kishte bërë një rrugë aq të gjatë në shkollën e krimit. Çuditërisht, inspektorët dhe gardianët suedezë i rrinin buzëqeshur dhe e trajtonin metolerancë të madhe. Duke i parë gjithë ato shënime,vendime, aktakuza ekopje të procesverbaleve, të cilët i kisha parë edhe në një vend tjetër, m’ u duk sikur demokratia ishte shpikja më e prapë e Evropës Perendimore. Ja ku ishte ulur një kriminel me origjine shqiptare, një shpirtqen që na kishte nxirë faqen, dhe Suedia e trajtonte si të barabartë me qytetarët e saj… Harxhonte me mijëra korona për ta bërë të ndershëm… Ashtu i ngrysur – po dhe kurreshtar të mësoja diçka më shumë për atë njeri,kërkova leje dhe e ndeza një cigare.
” Për mua pini edhe dy,” tha zoti Vintzel, duke e lexuar përciptazi një shkresë të cilën Zylbehari ia kishte drejtuar Lartmadhërisë, Karlit të Gjashtmbëdhjetë, sëbashku me nënshkrimet e Ashikes dhe fëmijve të tij.”Ani, deri ku ka shkuar kjo çeshtje?” pyeti ai. ” Ke marrë ndonjë përgjigje?”
Zylbehari e tundi kokën.
”Akoma është herët për përgjigje,” tha ai. ” Unë kam edhe katër vjet në dispozicion për atë punë.Megjithate, avokati më ka thënë që s’ duhet t’ i humb shpresat. Ka, pra, mundësi që Lartmadhëriado të mëshirohet në mua, se kam grua dhe tre fëmijë. Do Zoti  e ma falë gabimin, se edhe vetë është prind e ka një çupë të vogël.”
Inspektori i dha të drejtë.
” Nejse,” vazhdoi ai.” Zotrote e ke të qartë se takimi ynë s’ ka karakter gjyrmues, por informartiv. Ti ke dalë në gjyq, je dënuar për gabimet që ke bërë dhe tani po vuan dënimin që ta ka prerë Gjykata e Shkallës Parë.Kjo do të thotë se s’ ke kurrfarë obligimi të na ndihmosh.Mjerisht, edhe pse të kemi nxjerrë nga loja, kemi të dhëna se dikush tjetër po sjell sasi të mëdha droge në Suedi dhe do t’ ishim mirënjohës nëse na dëfton diçka mbi rrugën që ndiqnit deri sa e sillnit këtu… Se rruga që bën droga s’ është e thjeshtë, apo jo? Do t’ ishte interesant të na dëftoje diçka mbi vendin ku e blenit, kodet që ndiqnit, rrugën që zgjidhnit për ta sjellë këtu, si dhe vendet ku e fshihnit…”
” Po pyesni për punë që janë të ngatërruara,” tha Zylbehari duke e kruajtur flokun.” Tani që jam zënë me pelë për dore, s’ kam arsye të hesht, se po luftoj për fëmijët e mi, por kjo s’ do të thotë se jam evlija dhe di ato që dini ju. Di vetëm se morfina, me të cilën na keni zënë, ka ardhur nga Holanda. Por ka dhe rrugë tjera, rrugë që s’ na dëfton njeri, edhe nëse kemi dalë nga i njëjti bark. Gjarpëri kurrë s’ i dëfton këmbët e veta. Unë, për vete, do t’ ua dëftoj ato që di. Veç urdhëroni dhe pyetni!”
Ai ishte goxha i kursyer, por zoti Vintzel, që kishte nxjerrë dy dosje të trasha dhe i kishte vënë mbi tavolinë, ishte i përpikët si rriqëri. Ai ecte dalë ngadalë, nga faqja në faqe, nga rreshti në rresht, dhe sapo vinte te ndonjë pikëpyetje, e thumbonte drapërin sikur t’ ishte mickonjë e jo njeri, tërë kohën duke shënuar diçka nëpër marginale. Herë lexonte, herë shtronte pyetje, por më shumë shënonte. Në meskohë Zylbehari gogësinte, më pyeste për ndonjë fjalë që s’ e kuptonte dhe e ndizte ndonjë cigare të re. Ai i pinte cigarette varg, njërën pas tjetrës.
Ashtu vazhduam deri sa inspektori i shpalosi edhe faqet e funtme të dosjes së dytë dhe shënoi çdo gjë që i dukej e rëndësishme. Më në fund ai e zbrazi kafen e ftohtë që kishte përpara dhe e falenderoi Zylën për gatishmërinë e tij që ta ndihmonte. Kuptohet: me shpresa të mëdha se një ditë Lartmadheria, Karli i Gjashtmbëdhjetë, do ta falte për ato që kishte bërë dhe . Fundja, tani ai mundej të qëndronte në Suedi, se ishte penduar.
Ora ishte përafërsisht dhjetë e gjysmë kur dolëm nga Burgu i Malmes dhe iu drejtuam ”volvos” së tij.Tani kishte rënë nata dhe qyteti dukej i ngrirë nën dritën e hënës. Ai hyri i pari në makinë, unë pasi ma hapi derën tjetër.
” Tani kudo çoj, se të lodha,” tha polici. Ai dukej i kënaqur me ato që kishte mësuar, edhe pse e dinte që Zylbehari s’ ia kishte thënë as çerekun e të vërtetës.
” Unë banoj në krahun e djathtë,” i thash.” Nëkatin e katërt të pallatit që gjendet përtej shkollës Rusengord.Po kaluat atejpari, mirë; përndryshe,mundeni të më leni ku t’ju duket e arsyeshme. Shpresoj se mësuat diçka nga ai vëllau im?!”
” Jo dhe aq,” tha ai. Gjithnjë i menduar“ Ne e dimë se janë ca gropa të gjalla që s’ shkilen me këmbë, se të gëlltisin si gëlqerja,por ai që ka pakëz mend i mbulon me dërrasa. Ajo që kolegët e mi donë të dinë është sfondi, pra prejardhja e narkotrafikantëve, si dhe itinerari që ndjekin para se ta sjellin drogën në Berlin apo atypari.Mua më duket se ata janë turq nga Kurdistani dhe jetojnë në Berlin. S’ di a ju ka rënë në vesh, po Berlini Perendimor – sa i përket numrit të banorëve – është qyteti i tretë i Turqisë. I pari vjen Stambolli, pastaj Ankara dhe i treti është Berlini. Unë s’ kam dyshim se Alijevski qëndronjashtë loje, por vendin e tij e kanë përvehtësuar aktorë të rinj… Edhe më të fuqishëm e më guximtarë se ai…Sidoqoftë, duke u mbështetur në ato që dëgjuam sëbashku, unë do ta bëj një raport të shkurtër dhe juve do t’ ua nis një kopje me shpresa se – pasi ta lexoni – do më njoftonimbilëshimet eventuale…Unë shënova diçka,por ka mundësi të kem lëshuar diçka.. Kini kujdes se të dy jemi betuar që ta ruajmë të fshehtën profesionale. Si ju, ashtu dhe unë, duhet ta qepim gojën për këto që dëgjuam sonte.”
“ Ajo që vlen për juve, vlen edhe për mua,” i thash.
Duke u mbështetur në bindjen e plotë se shumica e aktorëve që janë përmendur në këtë raport kanë vdekur, se kërkesa e Zylbehar Alijevskit për faljeështë hedhur poshtë, si dhe duke marrë parasysh se sasia e heroinës që ka kaluar nëpër doganat suedeze pas asaj dite është qindfish më e mëdha, po më duket e arsyeshme të besoj se kopja që kam marrë nga zoti Vintzel dyzet vjet më parë e ka humbur peshën e sajdhe s’ kam arsye ta ruaj si të fshehtë profesionale. Ky është shkaku pse po ua dërgoj edhe juve.Kuptohet vetiu se ky raport u shkrua në një gjuhë të huaj dhe unë – për arsye praktike – e kam përkthyer në gjuhën shqipe. Ja ku e keni!
…Sai përket shtetasit turk Zylbehar Alijevski, alias Zhuga, dua t’ ju njoftoj sa vijon:
Dje pasdite, midis orës pesë deri më dhjetë të mbrëmjes, isha n’ burgun e Malmes dhe, sipas porosisë Tuaj, zhvillova një bisedë gjatë me të lartëpërmendurin, thellësisht i bindur se të dhënat e tij do të hedhin dritë mbi veprimtarine e Narkomafisë turke në Gadishullin Skandinav, si dhe rolin që po e luajnë ndërmjetësit e tyre turko – shqiptarë.
I lartpërmenduri Alijevski ështe lindur në një pallangë të Republikës së Maqedonisë, Jugosllavi. Në vitin 1957 ai, bashk me shumë familje tjera shqiptare, shpërngulet në Turqi. Në këtë kohë Alijevski ishte i martuar mezonjën Ashike Shakirovska dhe kishte dy fëmij të vegjël. Prindërit e tij vendosen nëTekirdag, fshat bregdetar i Turqisë Evropjane, dhe merrenme tregëti. Të paktën,kështu thonë aktet e deponuara në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Në vitin 1963, me ndihmën e një bashkatdhetari tjetër,Alijevskiose Zhuga, siç e quajnë ardhacakët shqiptarë, vjen në Suedi dhe vendoset në Kisa. Ai, për shkaqe të panjohura, pak muaj më vonë shpëngulet në Valdemarsvik dhe aty qëndron deri në vitin 1965. Po këtë vit ai gjen shtëpi në Treleborg dhe inkuadrohet si shofer në Fabrikën e Gomave.Me sa duketende s’ ishte ngatërruar në ndonjë veprimtari joligjore, sepse ndërmarrja që e kishte punësuar si shofer kishte konsiderata të larta për te.Si shumë ardhacakë maqedonas ai punon me ndërrime, jeton në një apartament dydhomësh dhe mban lidhje tërregullta me kunetërit Alixhan, Resul, Behlul, Selman e Nevzat Shakirovski, të cilët poashtu kanë ardhur në Suedi dhe s’ kanë rënë në sy për asgjë të keqe. Ca prej kunetërve figurojnë në regjistrin e Zyrës për Mirëqenie Sociale, por kjo s’ i ngarkon me asgjë suspekte.
Në agun e vitit 1965 ai papandehur e lëshon Fabrikën e gomave dhe shpërngulet në Malme; këtë herë, për ta hapur një pijetore në lagjen Melevong, ku gjendet Sheshi i Zarzavateve. Këte ma përsëriti edhe një herë, në praninë e përkthyesit tim, një mësuesi të painformuar mbi ecejakat e Narkomafisë turke.Ai e blen pijetorën ”Zik Zak” nga shtetasi turk Tahsin Kyçykasllan, me të cilin është njohur në restorantin ”Daskall”, të cilin dikur e kishte kunati, Nevzat Shakiroski, dikur afarist,tani shef i ardhacakëve myslimanë. Vlen të cekë se Alijevski e blen ”Zik Zakun” gjoja për t’ i eglendisur badihavxhinjtë turq e jugosllavë me çaj e me kafe, por shpejt pendohet dhe krahun tjetër të pijetorës e mbush me këna. Kënaja është një ngjyrë e kuqërreme, që nxirret nga gjethet e një drurioriental dhe përdoret nga gratë për të ngjyer flokët ose për t’i lyer thonjtë.
Në këtë kohë pijaneci Kyçykasllan bashkjeton mezonjën Saima Alfredson, suedeze, që punon si striptizetë nëpër klube të natës dhe ka të ardhura të mira ekonomike.Ajo është e re, energjike dhe fiton përafërsisht njëmijë korona në natë, por të gjitha i shkojnë në amfetamina, sepse do të jetë e thatë dhe simpatike. Për ta furnizuar të dashurën e tijmedrogat e lartpërmendura, turku Kyçykasllan merr punë në ”Zik Zak” dhe, sa herë që i jepet rasti, përpos kënasë, mbi të cilën ka monopol Alijevski, shet ora, bicikleta, rroba të vjedhura dhe aty – këtu ndonjë paketë me ”bar” që ia sjellin nga Kopenhaga. Ai është vetë shpërdorues dhe, sapo e mbyll dyqanin, ikën në botën e ëndrrave e rehatisë. Ai hante, pinte dhe flente në ”Zik Zak”.
Gjatë periudhës shkurt – tetor 72  Alijevski shet fustane të vjedhur në Gjermani, po dhe shuma të mëdha amfetamine, kanabisi, hashashi e plaçkash tjera që merr nga miqët e turkut Kyçykasllan. Sitregtar ai është i shkathët e largpamës, sepse herë pas here ”e thanë” pijetoren nga droga dhe arsyetohet me vështirsitë që janë të lidhura me sjelljen e saj. Rruga që bën droga nga Pakistani deri në Holandë është tejet e gjatë dhe kalon nëpër shumë duar.
Sa për ilustrim dua të cekë se në listën e plaçkave që u kapën gjatë bastisjes së ”Zik Zakut” figurojnë një çantë e mbushur mesafire e diamante, gjashtë ora të markës Omega, një arkë me bomba, disa pistoleta, një automatik dhe kushedi sa thasë me këna, ku ishte fshehur morfina e sjellë nga Gjermania. Shumësia e klubeve turke dhe struktura e tyre dëshmonte qartë se prapa ”Zik Zakut”, ”Zorbës”, ”Daskallit”, ”Amarantit” e ”Konakut” fshihej një klan i fortë ekonomik, që posedonte kapital të madh dhe ishte e lidhur mebajraktarët kurdë e kryepolicët bullgarë e jugosllavë.
S’ ka mëdyshje se Alijevski, që gjithnjë shtiret çarallaz dhe burrë i mirë,që nga fillimipërpiqet tambulojë veprimtarine e tij mekëna, pastaj me hurma, piper, suxhuk, djathra e prodhime tjera të Lindjes së Afërme, por ajo që e bën mbret të mbretërve është droga.Prapa një klubi të thjeshtë oriental, ku pinin kafe e mblidheshin ardhacakët shqiptarë, turq e jugosllavë, fshihej nje kërmë e madhe. Sipas fjalëve të vetë pronarit, në ”Zik Zak” hashashi pihej si në Kabull.
Në agun e viti 1972 aifillon ta furnizojë tregun meheroinë dhe morfinë që i vjen nga Turqia – e jo nga Holanda – siç ka deklaruar para Gjykatës së Shkallës së Parë. Me këtë dua të nënvizoj se heroina që ka ngecur në doganën e Treleborgut nuk e ka prejardhjen nga Holanda, siç është menduar deri tani, por nga Bratisllava, ku jetojnë shumë avanturierë shqiptarë e jugosllavë.
Nëse analizojmëtë dhënat që janë deponuar këtu, në Gjykatën e Shkallës së Parë, mund të konkludojmë seAlijevski, deri sa vetë rri në ”Zik Zak” dhe pjek kafe për klientët e tij turq e jugosllavë, argatët e tij qarkullojnë përjashta duke e furnizuar tregun me ”krunde” që vijnë nga Kopenhaga e Berlini. Dy prej tyre mund të jenë edhe ata që keni arrestuar në Treleborg. Mjerisht, në regjistrin tonë ata figurojnë vetëm si ”shpërndarës”, jo si ”kurrirë”. Janë parë edhe në ”Zik Zak” por kurrë s’ janë kapur me presh në duar.
Tani shtrohet pyetja: Cili ishte destini i heroinës që keni konfiskuar në daoganë? Nga ishte nisur droga dhe ku do të shpërndahej? Në Malme… Stockholm?.. Apo Kopenhagë? Assesi. Për mendimin tonë, ajo duhej të përfundonte në Oslo, sepse tregun e Stockholmit e kanë në dorë azerët dhe afganët, ndërsa tregun e Oslos e kanë në dorë turqit, shqiptarët dhe jugosllavët.
Në procesin që u zhvillua kundër Alijevskit u thirrëngjashtëmbëdhjetë dëshmitarë. Në mesin e tyre kishte shqiptarë, turq, maqedonas, bullgar, hungarezë dhe suedezë. Gjykata erdhi në përfundim se gjatë periudhës së lartpërmendur shpërdorimi i drogave ishte aq i madhsakatër furnizues s’ ia dilnin dot ta ngopin tregun jugor.Atë katërsh e përbëjnë Zylbehar Alijevski, Ajhan Bejaztas, Istemin Beshkardesh dhe një arap nga Danimarka. Per t’ i evituar organet e rendit ata përdorin llagape. Kësisoji, në kontaktet e përditshme Alijevskin e quajnë”Zhuga””, Bejaztashin ”Turku”, Arabin ”Danezi” ndërsa kolegun e katërt, Isteminin, e quajnë ”Gjermani.” Vlen të ceket se ky i fundit e ka përfunduar karrierën e tij në Detin Marmara, ndërsa Arabi është kthyer në Liban.
Ajo që prore bie në sy është armiqësia midis shqiptarit Alijevski dhe ortakut të tij Bejaztas. Një kohë, deri sa tregtia shkonte mirë, midis tyre mbretëron një lojalitet shumë – shumë  i madh.N’ atë bandë figurojnë Laslo Lipaj, hungarez, Gunila Jensen, suedeze, Vibeka Knudssen, daneze, Peter Bark, suedez, Rexhep Jallxhu, maqedonas, SakipLatifogllu, turk, Erdin Dallangös, turk, Lubomir Arsimov, serb, Ilija Georgijevski, maqedonas, Bishbishe Jallxhu, dashnore e Alijevskit, Kriser Lund, suedez, Kent Bergkvist, suedez dhe Robert Stoja, emigrant shqiptar. Të gjithë janë të lidhur midis veti dhe mezotin Bejaztas, pronarin e pijetores “Amarant”. Të ardhurat janë të mira, të mos them kolosale… Por shumë shpejt fillon një armiqësi e egër, që – meecjen e kohës – rritet, mbufatet dhe, papandehur, pëllcet si flluska e sapunit.
Sipas fjalëve të Alijevskit, nxitësi numër një i asaj ”intriget ë paqenë” ishte pijaneci Kyçykasllan, që kishte mbetur pa lokal. Për ta vrarë ligësinë e tij individuale, ai e akuzon dashnorën e tij, Saima Alfredson, se kurvëronte me gangsterin Bejaztas. Ajo, pra, për t’ u arsyetuar para pijanecit të saj,mendonte se ky, gangsteri Alijevski, e nxiste kundër saj.Se sa qëndrojnë apo s’ qëndrojnë akuzat dhe kundërakuzat e tyre, nuk e di njeri. E rëndësishme është se përçarja që ndodhë midis tyre na jep mundësi neve të Policisë – pas nisjativës që mori gangsteri Bejaztas ta plaçkiste Bankën Tregtare, – ti ndjekim gjurmët e asaj bande deri në pijetoren ”Zik Zak” dhe ta gjejmë arsenalin e armëve që fshihej në bodrumin e saj. Tani Alijevski thirret se është tregtar dhe s’ ka ditur gjë, por pala kundërshtarë e thot të kundërtën.
Pa marrë parasysh karrotat me të cilat e kemi joshur, Zylbehar Alijevski vazhdon të na lyej kokën me gjalpë. Ai, edhe atëbotë kur  lutettë qëndrojë në Suedi, përpiqet t’ i shmanget një realiteti tjetër. Shihet qartë dhe prej së largu se prapa asaj dëshire fshihet ankthi që dikush do t’ ia derdh trutë nga koka.  Heroina e konfiskuar në Treleborg dëshmon se Policia Ndërkombtare po bën një punë të madhe dhe narkotrafikantët turq e jugosllavë i ka kapur frika. Ata, nga sa dëgjova mbrëmë, paguajnë shuma të mëdha markash për të ardhur deri te një drogë e sigurtë dhe e kualitetit të lartë.
Kushdo që punon në shtëpinë tonë e kupton se Alievski nuk është engjull. Sipas hetuesit Gunarsson, ai,me të ardhurat që kishte nga opiumi, dha një kontribut të madh për ndryshimin e demografisë këtij qyteti sepse e mbushi Suedinë me ardhacakë të rinj. Ka gjasa, madje, që shumica e tyre kanë paguar shuma të mëdha markash për hyrjen e tyre në zonën ”skandinave”. Ata s’ kishin nevoje të paguanin përnjëherë, por pasi t’ i mirnin letrat.Besohet se shumica ia kanë paguar borxhin, por jo të gjithë që jetojnë në Malme, Helsingborg, Landskruna e Geteborg. Ca prej tyre ia paguajnë borxhin me ndihmat që marrin nga Zyra e Mirëqenies Sociale, të tjerët ia paguajnë in natura, si korrierë të punëve të pista.Ata janë lojalë, mirënjohës dhe gojëqepur.
Shembulli më i mirë i atij lojaliteti është sjellja eshtetases turke Bishbishe Jallxhu, grua suspekte, që gjithkund figuron si e martuar menjë Rexhep Jallxhu, maqedonas, ndërsa aktet që kemi në dorë, dhe të cilët ajo vetë – me dorën e saj – i ka nënshkruar, thonë se është dashnore e të lartpërmendurit Alijevski.Duke marrë parasysh xhelozinë e shquar turke dhe gatishmërinë e tyre për t’ u therur me njëri tjetrin, liria e saj na duketmjaft e avansuar; aq më tepër që Alijevski është i martuar, ka tre fëmijë, dhe thotë hapur se burrin e saj e ka shok të ngushtë…Ecejakat e zonjës Jollxhu, që herë duket në Turqi, herë në Jugosllavi e here në Gjermani, si dhe shumat e markave që ka me vete, dëshmojnë qartë se klienti ynë ende s’ është pjekur për falje nga ana e Lartmadhërisë. Aq më tepër që Bishbishe Jallxhu arrestohet në doganën turke me një shumë goxha të madhe markash gjermane, por lirohet për mungesë të dëshmive.Dy muaj me vonëajo arrestohet prapë në Gjermani me 26.000 marka në çantë… Kjo sasi e parave, për një grua që jeton nga ndihma e Zyrës për Mirëqenie Sociale,na duket shumë e madhe.
I lartpërmenduri Alijevski, që tani po vuan dënimin e tij në burgun e Malmes, në kërkesën e tij për falje,aludon se me shitjen e drogave ka filluar të merret pasi e bleu pijetoren “Zik Zak”.Kjo s’ është aspak e vërtetë.Jo të gjitha aktet, por shumica e tyre dëshmojnë se ai, që nga ardhja në Suedi, është në kontakt të ngushtë me disa qarqe suspekte të Kopenhagës.“Krundet”, të cilat shpesh herë përmenden nga dëshmitarët që u morën në pyetje,janë mbajtur në vend të sigurtë, eventualisht në bodrumin e restorantit “Daskallos”. Tregtia është e lehtë dhe zhvillohet në dy faza. Sëpari shkon blerësi në “Zik Zak” dhe porositnjë sasi të caktuar “krundesh”, kuptohet vetvetiu me para në dorë;pastaj, deri sa ai pi një birrë në “Zik Zak” dikush delnga “Zik Zaku”, shkon dhe i paketon “krundet” që janë porositur dhe, më në fund, ia dorëzon diku përjashta. Herë në ndonjë vendparkerim… Herë në Tregun e Zarzavateve…Por kurrë në dyqanin e Alijevskit, të cilin e ka regjistruar si “pub” dhe dyqan të prodhimeve orientale..
Përfundimisht: Heroina e konfiskuar në Treleborg ka qenë e dedikur  përtregun e Oslos. Duke qenë se aktorët e vjetër  gjenden në burg, ka gjasa që shpërndarjen e saj e kanë marrë në dorë aleatët e tyre jugosllavë, të cilët si vendtakim e kanë restoriantin “Kaza Mia”. Kjo duhet të na shërbejë si alarm që Treleborgu, Malmja dhe Helsingborgu gjenden para një pushtimi të ri të drogave afgane dhe doganjerët tanë, si ata të Treleborgut, ashtu dhe të Helsingborgut, duhet të jenë syhapur me thasët e kënasë. Sasi të mëdha tabletash, barnash, hashashi, heroine, kodeine e morfine janë depozituar nëpër bodrumet e Stambollit.Këto s’ guxojnë të ngatërrohen me sasinë e morfinës bazë, të cilën Laslo Lipaj e solli nga Gjermania Federale.
Rasti Lipaj dëshmon se Mafia turke ka depërtuar deri në katin më të lartë të piramidës turke. Sipas tij, morfinën e gjetur në ”Zik Zak” e solli në München një funkcionar i lartë i Skuadrës Olimpike të Turqisë.Pa qenë i ndërgjegjshëm për rrethanat që i ndihmuan ta sillte atë paketë deri në Malme, Lipaj e pranon se po atë ditë mbretëronte një gjurulldi e madhe në autostradën München – Frankfurt dhe Policia gjermane ishte e zënë me ndjekjen e terroristëve arabë që vranë një dyzinë atletësh të pafajshëm izraelitë në Fshatin Olimpik…
Fatlumnisht, shenja të ndonjë vërshimi total s’ kemi parë ende dhe, në pritje të asaj dukurie të ngjethshme, nuk po ju marr kohë më tepër.Të gjitha këtu ua shkrova me bindje të plotë se do të mësoni diçka të re… Diçka që s’ keni ditur deri më sot… Përndryshe, unë, sherbëtori besnik i Nënës Suedi,ju thërras të më kontaktoni sa here të ndieni nevojë. Me të fala të përzemërta…”
*
Kjo është brendia e raportit qëzoti Vintzel ua kishte nisur kolegëve të tij në Treleborg.Për arsye të paqarta ai ma kishte nisur një kopje edhe mua, por unë s’ mora mund as ta falenderoj, as ta komentojraportin e mësipërm.Se mos isha inspektor policie që ta vrisja kokën me bëmat e kriminelëve turq apo jugosllavë?
Unë isha sekretar i një shoqate që duhej të përgadiste një program kulturo artistik dhe as kishte instrumente, as kishte veshje kombtare, as kishte valltarë, as kishte respekt për identitetin kombëtar. E mora atë dreq raporti dhe e futa në një dosje të Shoqatës me shpresa se një ditë, kur do ta shkruaja historinë e saj, të mos e lodhja kokën me emra, mbiemra e trillime të panevojshëm. Mjaftonte të shkruaja për ngjarjet ashtu siç i përjetoja gjatë jetës së përditshme.
Por për të gjitha ato ngjarje që do të vinin në nëntor – dhe për veshjet kombtare që duhej të na dërgonte Musai – dhe për vëllezërit burra që memzi hynin në valle – dhe për Fletushkën Informative që e kishim gati por s’ mundeshim ta botonim se kushtonte shumë – për të gjitha ato do të shkruaj një herë tjetër…

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi