SHPËRNDAJE

Largimi i detyruar i kopshtit veror i dy kafene në sheshin e qytetit në Bujanoc, me urdhërin e inspeksionit komunal për shkak se ata janë të vendosur në mënyrë të paligjshme në vende publike dhe të gjelbra, është shtyrë për javën e ardhshme.

Pronarëve të këtyre kafiterive inspeksioni i kishte urdhëruar për herë të parë që vet ti largojnë këto kopshte, dhe pasi ajo nuk ndodhi edhe pas një jave, kërkuam nga kreu i administratës komunale Fadil Aliti, pse autoritetet kompetente nuk reagojnë. Ai tha se pronarëve iu është dhënë një shans tjetër.

“Ata thanë se do t’i largojnë këto objekte vet, nëse nuk e bëjnë këtë, ne do të reagojmë,” tha Aliti për Jugpress, transmeton presheva.com.

Kryeshefi Aliti është pyetur dhe sa autoritetet kompetente do të shtyjnë heqjen me forcë të këtyre kopshteve para kafiterive, ose edhe sa kohë komuna është e gatshme të presë.

“Ata tashmë kanë marrë një afat prej një jave, dhe tani ata kanë kërkuar edhe një javë tjetër, ne do të presim edhe kaq,” tha Aliti.

Siç shpjegoi ai, shërbimet komunale “Nuk duan ti irritojë qytetarët duke i larguar me dhunë objektet”, me polici dhe “Komunali” dhe kjo e vetmja arsye për vonesën./presheva.com/