SHPËRNDAJE

Këngëtari më i përfolur i muajve të fundit Korab Shaqiri, sot feston ditëlindjen e 32-të dhe natyrisht urimet nga njerëzit e tij të afërt nuk mungojnë.

Por, çuditërisht, urimi nga bashkëshortja e tij Lulkaçela akoma nuk është parë të ketë publikuar diçka në adresë të tij.

Muajt e fundit, çifti në fjalë u përfolën për ndarje, gjë të cilën nuk e mohuan e as pohuan pavarësisht tendencës për të marrë informacionin e vërtetë nga ana e tyre.

Por, që nuk shkoi shumë gjatë e doli që ishte provokim nga ana e tyre, pasi që çdo fotografi shfaqte dyshen bashkë, e pranë tyre edhe djali simpatik.

E sa i përket ditës së veçantë për Korabin, pritet të zbulohet nëse bashkëshortja e tij do t’i bëjë një urim të veçantë, apo jo.