SHPËRNDAJE

NËSE DHIA RRENË, BRIRËT NUK RREJNË! VJEDHJA E MBI 18000 EURO NË PRESHEVË!

 

Këshilli i i Partisë Liberale Demokratike në Preshevë, dikur pat filluar  projektin për rregullimin e varrezave të reja, që i përkasin Xhamisë “Ebu Beker Es SIdik” dhe asfaltimin e rrugës, mjete këto të siguruara nga komuna qendrore e Beogradit, të cilat ndaheshin për komunat e pa zhvilluara.

Vlera e e ndimës nga Beogradi dhe projektit e kapte shumën e 2.500.000 din. Në kundërvlerë prej 21,367 Eu, të llogaritur me kursin e mesëm 117 din për euro të datës 01.06.2012, në datën kur është kontraktuar puna, po ashtu kursi ka qenë i njëtë edhe me datën kur është kryer puna.

Por, transferi i parave u bë në xhirollogarinë e Komunës së Preshevës, nga ajo e Beogradit.

Kryetari i kësaj Dege Kujtim Sadriu dhe anëtar i Këshillit N.K më datën 13.04.2012 ishin interesuar tek Kompania “Saba Bellça” për punë se sa kushton për tu asfaltuar rruga tek varrezat, dhe e poseduan ofertën me shkrim, vlerë e cila arrinte shumën 18,139.50 Eu.pa TVSH ( Shiko Dokumenti Nr.1)

Pasi që xhemati i kësaj xhamie kishte arritur t’i kryente punët:

  1. Matja apo incizimi i gjeodetit (Dëftesa e datës 10.10.2011)( Dokumenti Nr.4) 
  2. Gërryerjen e terrenit me bulduzher, si dhe përmirësimi i trases (Rrugës) ( Dokumenti Nr.5)
  3. Planifikimi me grejder si dhe ngjeshja e terreni me rul (Valak) (Dokumenti NR. 6                   E ka kryer kompania Flakroni ku ju kanë paguar vetëm shpenzimet me vlerë 250 Eu. Dëftesa numër 001 14.10.2011dokumnti Nr.7)
  1. Furnizimi dhe mbushja e rrugës me zhavorr. (Dokumenti NR.7)
  • Ku zhavorrin e ka dhuruar Qemali, transportin e ka kryer kompania Hajra dhe iu është paguar me vlerë 900 eu,transporti dëftesa nr.002.
  • Ndërsa rrafshimin e zhavorrit e ka kryer kompania ARS.COM ku ju kanë paguar vetëm shpenzimet dëftesa nr.003 e datës 24.10.2011

 

Pasi që të gjitha këto të lartpërmendurat, që  ishin të kryera, punë-kryesi, më 31 gusht 2012, në ditën kur ka asfaltuar rrugën vetëm se ka hedhur edhe 6 kamiona zhavorr dheasfaltin dhe asgjë tjetër.

Llogaritja në bazë të DOKUMENTIT  Nr.1 OFERTA PËR KUJTIM SADRIUN për të gjitha punët që i ka kryer punëkryersi e kap shumën:

Asfalti 10650 Eu + TVSH 1919 Eu+ 6 Kamiona 600 Еu + 655 Eu bankinat = 13882 Eu

1.246.050 +TVSH 224289+ 6 kam. 70,200= 1.540.539 din

I tërë puna për asfaltim ka kushtuar  13882 Eu. Llogaritur edhe TVSH-në

Ndërsa nga gjithsej shuma e 2.500.000 dinarë. ose në 21,367 Eu kanë tepruar:

882765din  ose  7545 Euro

Pasi që tepronte  shuma me vlerë 7545 Eu  ekzistonte mundësia që asfalti të bëhej  me gjerësi 5 metra. Ose, nëse bëhet me 3 metra atëherë shuma e mbetur me vlerë  7545 mund të përdorte për ndriçim të rrugës apo rrethojës.

Tmerri nuk përfundon këtu!

Në një deklaratë për media kyetari komunës deklaroi se do të participojë edhe komuan e Preshevës me shumë mbi 1.000.000din në Eu i bie 8547 Eu.

Ndërsa në llogarit nga punë kryerësi shihet qartë vjedhja e pa mëshirmshme e “Opshtinarëve” pasi që aty del një “Exstra” ofertë e cila rrok shumën me vlerë 27.589 Eu në dinarë 3.227.969,30 dinarë pa llogaritur TVSH–në për të njëjtën ofertë që ju kishte dhënë Kujtim Sadriut  dhe N.K.  Shiko dokumenti Nr.1 dhe Nr. 2 (Bëni krahasimin)

DOKUMENTIN Nr.2 OFERTA PËR “PATRIOTAT OPSHTINARË”

Punëkryerësi ka futur në llogari edhe punët e kryera që i kishte paguar xhemati  gjegjësisht: (Shiko dokumenti Nr. 2 dhe Numër 3)

Në bazë të numrit rendor të dokumenti Nr. 3 shihet se si janë llogaritur punë që janë paguar nga xhemati i xhamisë.

                                                        PIKA     I

I-1 Matja apo incizimi i gjeodetit 17700 din ose  151Eu (Punë e kryer nga xhemati

( Dëftesa e datës 10.10.2011 paguar nga i ndjeri Iljaz Iljazi dokumenti nr. 4)

 

 

                                                   PIKA II

PUNIMET E SHTRESËS SË POSHTME

II-2 Gërryerjen e terrenit me ekskavatorë, si dhe përmirësimi i trases (Rrugës)

II-3 Planifikimi me grejder si dhe ngjeshja e terreni me rul (Valak) 99417,5 din 849 Eu

(Për punë II-2 dhe II-3 është kryer nga xhemati, kompania Flakroni ku ju kanë paguar vetëm shpenzimet me vlerë 250 Eu. Dëftesa numër 001 14.10.2011, shiko  dokumenti Mr.5)

 

 

II-3 Furnizimi dhe mbushja e rrugës me zhavorr. 288303,5 din     2464 Eu

( Punë e kryer nga xhemati ku zhavorrin e ka dhuruar Qemajl transportin e ka kryer kompania Hajra dhe iu është paguar shpenzimet me vlerë 900 eu, dëftesa nr.002. dokumenti 7)

II-4 Rrafshimi i zhavorrit të 168980 din         1444 Eu

(Punë e kryer nga xhemati ku rrafshimin e zhavorrit e ka kryer kompania ARS.COM ku ju kanë paguar vetëm shpenzimet, dëftesa nr.003 e datës 24.10.2011 shiko dokumenti nr 6)

 

Gjithsej 4757 Eu të keqpërdorura nga pika II

Pika       III

                                PUNIMET E SHTRESËS SË EPËRME

III/5 Nuk është realizuar fare nga punë kryerësi  787386,6 –

III/ 6 Nuk është realizuar fare nga punë kryerësi  427495,3

Punë që janë të llogaritura pa u kryer fare por të llogaritura!!!

 

Gjithsej: 1214881,9  din ose   10383 Eu të keqpërdorura nga pika III

 

Në shtresën e epërmen janë hedhur jo më shumë se 6 kamiona rërë i imë themi se kanë kapur shumën 70000 din ose 600 Eu.

 

Gjithsej: 1144881,9  din ose   10383 – 600 = 9783 Eu, të keqpërdorura nga pika III

Ndërsa

III/7 Mbushja e bankinave me zhavorr me vlerë 79915 din  683 Eu. E ka kryer punë kryerësi

PIKA IV

PUNIMET E ASFALTIMI

IV/8 Asfaltimi i rrugës BNS-22 me trashësi d=7 cm 1358771 në Euro 11613 Punë e kryer nga punë-kryersi

Sipas llogarisë së përgjithshme të komunës vlera e përgjithshme e kapë shumën.

3227969,30 din +TVSH 3.817.385 din     ose

27589 Eu. Pa TVSH me TVSH  32.627 Eu.

Punët e llogaritura 27589 – 13882 punët e kryera = 18,707 Euro të plaçkitura

 

 

Shtrohet pyetja?

Si është e mundur që për të njejtën punë në faturën e Kujtim Sadriu të llogaritet 18.139, 5 eu ndërsa në të Komunës Preshevës 27,589 eu (Shiko dokumentet Nr.1 dhe Nr. 2)

Nga i gjithë ky projekt janë plaçkitur: 18,707 Euro, Për ndryshe nga buxheti komunal janë plaçkitur 11200 ndërsa nga ndima e komuna e Beogradit 7545 Eu, themi se ne nuk kemi llogaritur organi mbikëqyrës të “verbër “në këtë rast po e llogarisim me çmim të Japonisë e po i heqim edhe 3707 eu.

15,000 Të garantuara se janë plaçkitur.

E gjithë kjo plaçkitje kaloi me sukses edhe pran organit mbikëqyrës, të cilët në opinion paraqiten si “besimtarë” të devotshëm!

Prokuroria në mbrojtje të krimit!

Ish kryetari i xhamisë zotëri Ibrahim Shabani, paraqiti në prokurori plaçkitjen, por fatkeqësish ky keqpërdorim makabër nuk u morr parasysh fare nga prokuroria duke marr vendime të një anshme,dhe duke mos marr parasysh dëshmitë e këshillit të xhamisë.

Prokuroria në vend se të nis hetuesi me organet e veta ajo vendos në bazë të deklaratës të organi mbikëqyrës nga komuna.

Për kundër asaj prokurorja gjatë marrjes së deklaratës ish kryetarin e këshillit të xhamisë, është pyetur: Z.Ibrahim juve a ju kanë vjedhur ndonjë gjë, ku ai i’u është përgjigjur jo mua jo por xhematin! Hajt ti mos e baj gajlen e xhematit! Dokumenti nga gjykata.

Kjo është, kur patriotët që “digjen” për Shqipëri e mbrohen nga gjykatat në Serbi!

Qendra për hulumtim dhe monitorim në shërbim dhe informim të qytetarëve!/presheva.com/