SHPËRNDAJE

Komisioni Europian ka qenë i padrejtë ndaj raportit të fundit në lidhje me Turqin, e njëri prej tyre është dallimi që I bëhet Turqisë me Balkanin Perëndimor.

“Në fakt, nuk ekziston Ballkani Perëndimor, çfarë është Ballkani Jugor, çka është Ballkani Perëndimor. Nuk ka definicion të tillë. Nëse flisni për vendet kandidate janë vetëm 5 dhe dy kanidate potenciale. Njëra nga to madje as nuk është e njohur nga të gjitha vendet anëtare (Kosova)”, ka thënë Kaymakci.

Ai njëkohësisht ka folur edhe për ekstradimin e gylenistëve duke theksuar se ata nuk janë kidnapuar po se ishte në bashkëpunim me Qeverin e Kosovës.

“Turqia ka sundim të ligjit, ndjekia dhe kidnapimi nuk janë fjalë korrekte. Turqia është duke kërkuar nga të gjithë shtetet ku kriminelët e FETO’s janë që të na I ekstradojnë, ne i kërkuam autoriteteve të Kosovës që të na I ekstradojë dhe kjo është kjo” ka thënë ai.