SHPËRNDAJE

Një vit pas kërkesës për shtyrje të votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol, autoritetet Kosovare kanë bërë të ditur se kanë kërkuar që votimi të ndodhë në nëntor të këtij viti, në Asamblenë që pritet të mbahet në Dubai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, gjatë raportimit në Komisionin për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike ka thënë se tani gjenden në një fazë të lobimit tek shtete të ndryshme për të siguruar përkrahje për anëtarësim, shkruan sot Koha Ditore.

Ndër të tjera, Sefaj ka folur edhe për arsyet e kërkesës për shtyrje të votimit në shtator të vitit të kaluar. Ka hedhur akuza në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që udhëhiqej nga Enver Hoxhaj i PDK-së. Ka thënë se në mes të MPB-së dhe MPJ-së ka munguar koordinimi.