SHPËRNDAJE

Forumi i Biznesit 2018, Kosovë-Arabi i organizuar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës dhe Odën Ekonomike të Kosovës ështe mbajtur sot.
Përfaqsues të odave ekonomike të Arabisë Saudite dhe biznismen të shumtë ishin pjesëmarrës të këtij evenimenti. Ata diskutuan për mundësinë e sjelljes së investimeve të huaja në Kosovë dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm e të bërit biznes në Kosovë, si dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Arabinë Saudite.

Mbretëria e Arabisë Saudite është e interesuar të bashkëpunoj me vendet e rajonit dhe se Ballkanin Perëndimor e sheh si një investim të rëndësishëm strategjik. Khalid Abdulrahman AL Othman, kryetar i Saudi Mubadara Developmen co, shprehu interesim që ky bashkëpunim të vazhdoj. Një rëndësi dhe karakteristikë e veçantë e Kosovës është popullsia e re dhe një ndërmarrësit shumë aktiv të cilët janë gjithnjë në kërkim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tregoi se në Kosovë janë diku rreth 300 milionë euro investime të huaja në vend brenda vitit, të cilat kryesisht vijnë nga Gjermania, Zvicra dhe Turqia.