SHPËRNDAJE

Eurodeputetja Ulrike Lunacek në një intervistë të dhënë për emisionin “Jeta në Kosovë”, shprehet të jetë tronditur kur ka dëgjuar për përmasat e akuzave të cilat i ka publikuar prokurorja tashmë e suspenduar ndërkombëtare, Maria Bamieh, për përfshirje në afera korruptive të kolegëve të saj prokurorë e gjykatës.

“Meqë është shpalosur lajmi gjoja se ka korrupsion brenda EULEX-it dhe gjoja se edhe në nivele të larta prokurorie, kjo është me të vërtetë tronditëse”, tha Lunacek.

Dhe duke qenë se Kosova i ka marrë disa vjet të karrierës politike, ajo e ka një shqetësim. Thotë se ka ditë që në Bruksel po dëgjon njerëz duke thënë se “kosovarët ia dolën ta korruptojnë edhe Bashkimin Evropian”.