SHPËRNDAJE

Kosovarët në Siri shkojnë në mënyrë të organizuar dhe për arsye financiare, është thënë në një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Organizatorët e shkuarjes nuk i ka përmendur, por arsyet e shkuarjes për të luftuar në Siri po.

Pagesat në këmbim të pjesëmarrjes në luftë besohet se po i dërgojnë kosovarët atje.

MPB-ja vlerësimet i ka dhënë në memorandumin shpjegues të Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, shkruan Koha Ditore.

Projektligji është hartuar me qëllim “të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare”. Prioritet të lartë e ka cilësuar qeveria miratimin e këtij projektligji.