SHPËRNDAJE

Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti me traktor të ngarkuar me dru ka kaluar ilegalisht kufirin shtetëror Serbi-Kosovë.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt ndërsa, traktori me dru konfiskohen dhe dërgohen në terminalin doganor.

Rasti, i cili nga Policia po trajtohet si kalim ilegal i kufirit, ka ndodhur në Merdar mbrëmë rreth orës 18:40. /presheva.com/