SHPËRNDAJE

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit kanë marrë disa artikuj në një furrë buke dhe punëtorit ia kanë ofruar për pagesë një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Pas intervistimit në stacion policor janë shoqëruar edhe dy të dyshuar tjerë, pasi që për të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim në mënyrë të organizuar kanë vënë në qarkullim kartëmonedhën e dyshuar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.