SHPËRNDAJE

Qeveria e Republikës së Kosovës të Bordit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSh), pas emërimit që ndodhi ditë më parë mbajti sot takimin e parë të këtij bordi që është organi më i lartë vendim-marrës i Fondit në pajtim me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor.
Bordi ka vendosur që të fillojnë përgatitjet për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i cili njëherësh do të jetë edhe sekretar i Bordit të Fondit pa të drejtë vote, si dhe për disa çështje teknike që lidhen me punën e Bordit.

Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 11/42, të datës 19 prill 2018, Bordi drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ka këtë përbërje: Naim Bardiqi nga Ministria e Shëndetësisë; Xhevat Zejnullahu-Ministria e Financave; Izedin Bytyqi-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Rrezart Halili-Oda e Mjekëve të Kosovës; Naim Ismaili-Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Muhamedali Kodra- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës.

Mandati i të emëruarve në Bordin Drejtues është tre vjeçar.