SHPËRNDAJE

Advije Morina u lind në burg pasi nëna e saj ishte e burgosur politike.

E njohin në Pejë si çika e burgut. Nuk ka si të quhet ndryshe Advie Morina e cila nisi jetën në njëren prej qelive të burgut në Serbi.

Historia e saj e dhimbjes nis qysh në momentin kur ajo erdhi në jetë nga nëna Zymë e dënuar nga regjimi jugosllav për shkak se ajo i takonte Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare.

Sot pas gati 70 vjetësh, Advija e lindur në skutat e një stalle të kafshëve në burgun e Kovillovës tregon për T7, fillimisht për historinë e nënës së saj.

Aktivitetet në Lëvizjen Nacional Demokrate të atëhershme bënë që anëtarët e familjes Morina nga Peja të arrestoheshin, e shtëpia e tyre të mbyllej.

Advijen e kishin përcjell vujtjet qysh para se të lindte.

Pos lindjes dhe rritjes së fëmijën në burg, nëna e Advijes ishte përballë edhe me presione tjera ndërkohë që bashkë me të ishte arrestuar edhe bashkëshorti i saj.

Kur ishte dy vjet Advija bashkë me prindërit dolën në liri.

Vazhduan jetën nën llupen e regjimit por kurrë nuk e ndalen përpjekjen e tyre për qështjen kombëtare.

E para që bënë prindërit e tyre shkolluan fëmijët.

Advija u bë studente e juridikut kurse fëmijët tjerë morën profesione të ndryshme.

Të edukuar për dashurinë për atdheun, vëllau i saj, Haki Morina iu bashkua edhe luftë së UCK-së.

Krenar për kontributin që dha familja e saj për lirinë e Kosovës, Advie Morina që ka arritur moshën e pensionit sot jeton ne një banesë me qira pa ndonjë ndihmë nga shteti por krenare për ata që familja e saj bëri për shtetin e Kosovës.