SHPËRNDAJE

Ka përfunduar me sukses dita e tretë e shkollës verore Lugina Summer School 2019. Përgjatë kësaj dite sipa organizatorëve u shtjelluan dy tema: “Kritika e rrëfimeve të mëdha” nga ligjëruesi Latif Mustafa dhe “Gruaja dhe sfidat e saj në modernitet” nga ligjëruesja Merjeme Gashi.

Po ashtu edhe gjatë kësaj dite ishte organizuar punëtori e mbajtur nga Arbër Zeka dhe Yll Avdijaj, psikoterapeutë në Shoqatën e Psikoterapeutëve të Kosovës./presheva.com/