SHPËRNDAJE

Pasi kaloi provën e koronavirusit, Kroacia ka edhe një ofertë të re për turistët e huaj këtë verë, futjen e Euros në qarkullim në muajin Korrik. Ky shtet po bën gjithçka që të shpëtojë sezonin e saj veror.

Qytetarët nga dhjetë shtete të BE-së, si Gjermania, Austria, vendet baltike etj., lejohet të rihyjnë në vend pa qenë e nevojshme të paraqesin një konfirmim prenotimi, siç ishte më parë.

Sidoqoftë, gjatë kalimit të kufirit duhet të japin informacione se ku dhe si mund të gjenden gjatë kohës kur pushojnë. Këta turistë ishin të lumtur që e pranuan një gjë të tillë.

“Ndihem rehat këtu. Kam qenë dy apo tri vite më parë. Ndihemi shumë mirë dhe tani po pushojmë”, shprehet një turist.

“Ne e morëm parasysh riskun dhe jemi të lumtur të jemi sërish këtu. Ne po shijojmë paqen dhe qetësinë e ofruar”, thotë një tjetër pushues.

Rihapja e sezonit turistik është e rëndësishme për ekonominë e Kroacisë sepse turizmi në një shtet me 4.3 milionë banorë përbën 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e turistëve të huaj në Kroaci vijnë nga Gjermania, Sllovenia dhe Austria.

Ka pasur zero raste të reja me COVID-19 në Kroaci në 24 orët e fundit. Aktualisht, ka 17 raste aktive me 10 persona në spital dhe 2 pacientë, njëri prej të cilëve në ventilator.

Që nga fundi i Shkurtit, Kroacia ka kryer 68.740 teste, përfshirë 226 në 24 orët e fundit./ Klan Plus