SHPËRNDAJE

Kroos

Pep Guardiola e dëshiron Toni Kroosin në Manchester City
Ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardila, nga sezoni i ardhshëm do të marr drejtimin e skuadrës angleze, Manchester City.

Guardiola, që po zhvillon sezonin e fundit në krye të Bayern Muncihut, ka filluar që tani të mendojë për skuadrën e tij të re.

Sipas mediave britanike atyre gjermane e spanjolle, Guardiola e dëshiron me çdo kusht Toni Kroosin e Real Madridit.

Trajneri spanjolle e njeh shumë mirë Kroosin me të cilin ka punuar në sezonin 2013’14, sezoni i parë i Guardiolës te Bayerni.

‘Bild’ shkruan se Guardiola nuk dëshiroi që Kroos të largohej nga Alianz Arena dhe për këtë është duke bërë gjithçka që ta transferojë mesfushorin gjerman në ‘Etihad Stadium’.

Kroos ka kontratë me Real Madridin deri me 30 Qershor të viti 2020 dhe aktualisht përfiton 6 milion euro në vit – pagë që realisht mund të jetë shumë më e madhe nëse ai transferohet drejt Manchester Cityt.