SHPËRNDAJE

Kroos

Toni Kroos ka thënë se Real Madridi synon ta fitojë Ligën e Kampionëve
Mesfushori i Real Madridit, mendon se skuadra duhet të qëndrojë me kokën lart pasi kanë një tjetër kompeticion të rëndësishëm përpara, Ligën e Kampionëve.

Real Madridi është duke bërë punë të mirë në Ligën e Kampionëve dhe është me një këmbë në çerekfinale pas fitores 2:0 si mysafirë i Romës.

“Nuk ishte ai rezultati që e prisnim, por duhet të vazhdojmë përpara. Ne ende kemi synime të mëdha këtë edicion. Kemi Ligën e Kampionëve”, ka thënë Kroos, duke ju referuar Ligës së Kampionëve ku gjenden një hap larg çerekfinales pas fitores prej 2:0 në ndeshjen e parë ndaj Romës.