SHPËRNDAJE

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e ka vlerësuar vitin 2014 si më të mirin në karrierën e deritanishme.
Viti 2014 do të mbetet gjatë në mendjen e Toni Kroosit. Ky i fundit fitoi Kampionatin botëror ‘Brazili 2014’ me Gjermaninë, derisa me Real Madridin fitoi Superkupën e Europës dhe Kupëpn e Botës për klube.

Nëpërmjet një video të postuar në rrjetin social ish anëtari i Bayern Munichut vitin 2014 e ka vlerësuar si më të mirin në karrierën e deritanishme, raporton e përditshmja sportive madrilene AS.