SHPËRNDAJE

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq duke komentuar betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë para presidentit Thaçi, tha se ‘Nëse ata kanë marrë një vendim, ju s’mund të pyesni se si qeveria serbe mund të reagojë’.

Ajo deklaroi se me këtë rast është zbatuar marrëveshja e Brukselit, dhe me këtë synohet përmirësimi i jetës së serbëve në Kosovë.

“Kujtoj se Kosova është krahinë brenda Serbisë. Nëse ata kanë marrë një vendim, ju s’mund të pyesni se si qeveria serbe mund të reagojë”, theksoi kryeministrja serbe, transmeton lajmi.net.

“Kjo u bë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit e cila u miratua nga Parlamenti i Serbisë. Ne si qeveri jemi të detyruar të përmbushim gjithçka që Kuvendi miraton”, deklaroi Ana Bërnabiq.

Ndryshe ditën e martë, prokurorët dhe gjyqtarët serbë dhanë betimin para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo hynë në kuadër të marrëveshjes për drejtësi të arritur gjatë dialogut në Bruksel.

/presheva.com