SHPËRNDAJE

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të vizitoj Sërbin zyrtarisht më 10 nëntor të këtij viti ku do të qëndroj në Beograd për të u takuar me homologun e tij Aleksandër Vuçiç. Gjat ditës së djeshme Express ka raportuar se pas presionit serb, Rama ka hequr dorë nga agjenda vizitën në Preshevë, ndërsa nuk do të pritet nga presidenti serb Tomislav Nikoliç.

Pas këtij lajmi të publikuar në Express, ka pasur një reagim nga kabineti i kryeministrit Rama. Ne reagim thuhet se kryeministri do ta vizitoje Preshevën. Vizita e kryeministrit Rama në Luginë të Preshevës ka një rëndësi të veçant, këtë e kanë deklaruar përfaqësuesit institucional të komunës së Bujanocit kryetari i komunës Nagip Arifi dhe ai i kuvendit komunal Jonuz Musliu të cilët thonë se nuk kanë marrë ende një njoftim zyrtar nga Kryeministria se a do të vijë në Luginë apo jo, shprehen të gatshëm që ta mirëpresin Kryeministrin Rama me rrespektin më të madh. Kryetari Arfi ka thënë se, “kur ka qenë për vizitë ambasadori i Shqipëri në Beograd, kërkesa e tij ishte që Kryeministri të bëjë vizitë edhe në shkollën e mesme “Sezai Surroi” dhe në ndonjë kompani këtu, mirëpo më datë 10 dhe 11 shkollat në Serbi janë në pushim për shkak të festave në Serbi e po ashtu dhe administrata komunale është në pushim, por prapë se prapë komuna do ta presë kryeministrin ashtu siç është më së miri. 

I gatshëm për ta mirëpritur kryeministrin Rama është shprehur edhe kryetari i kuvendit komunal Jonuz Musliu, ai ka thënë se, “është shumë me rëndësi ku së paku e mbështet popullin shqiptar të këtushëm në kërkesat e tyre dhe i jep kurajë dhe vullnet për sfidat që na vinë” Vizita e kryeministrit Shqiptarë në Sërbi po realizohet në një periudhë kur në Sërbi është ditë feste dhe nuk punohet, është kjo e qëllimshme nga Beogradi zyrtarë apo jo, askush deri më sot nga kabineti i kryeministrit Rama nuk është deklaruar lidhur me këtë. Sipas gazetës ekspress një delegacion shqiptar, i cili do të merret me detajet e takimit, do të udhëtojë sot për në Beograd. Gjithashtu është skandaloz fakti se Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, nuk do ta pres Ramën fare në Beograd. Sipas zyrtareve serb, ai atë ditë nuk do të ndodhet në Serbi.