SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin Tonight në Ora News, kryeministri Edi Rama u pyet në fund nga gazetarja Ilva Tare lidhur me vizitën e tij në Serbi në datën 10 nëntor.

Pyetjes nëse Rama do të kërkojnë njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, kryeministri i dha këtë përgjigje: “Çfarë është për të thënë në Beograd, do thuhet atje”. Kryeministri nuk dha detaje për agjendën e vizitës së tij Beograd. 

Më herët gjatë ditës, Express raporton se pas presionit serb, Rama ka hequr nga agjenda vizitën në Preshevë, ndërsa nuk do të pritet nga presidenti Tomislav Nikoliç.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Beogradi, pas presioneve diplomatike, me një ngurrim të madh ka pranuar Ramën për vizitë në Beograd.

Mirëpo sipas të gjitha gjasave, nuk do ta lejojë Kryeministrin Rama që të shkojë të vizitojë shqiptarët në Luginë të Preshevës, siç ishte menduar fillimisht.

Një delegacion shqiptar, i cili do të merret me detajet e takimit, do të udhëtojë nesër për në Beograd.

Gjithashtu është skandaloz fakti se Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, nuk do ta pres Ramën fare në Beograd.

Sipas zyrtareve serb, ai atë ditë nuk do të ndodhet në Serbi.

Pas ketij lajmi te publikuar ne Express, ka patur nje reagim nga kabineti i kryeministrit Rama. Ne reagim thuhet se kryeministri do ta vizitoje Presheven.