SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se vendi i saj është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por sipas saj, janë tri pengesa të mëdha për dialogun që të normalizohen marrëdhëniet me Kosovën.
Sipas saj, përcjell FoNet, pengesat janë: “Provokimet dhe ndërhyrjet e përhershme në veri, mos respektimi i marrëveshjeve të arritura si dhe deklaratat e vazhdueshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama për hapje të kufijve ndërmjet Shqipërisë e Kosovës”.

Ajo ka përfunduar se “Serbia i përmbushur të gjitha ato që i ka nënshkruar në Bruksel”.