SHPËRNDAJE

Kyeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar të martën se po planifikon që të realizojë një vizitë në Kosovë.

Në një intervistë për mediat serbe ku komentoi 100 ditët e para të punës së qeverisë që drejton, Bërnabiq nuk ka treguar ndonjë afat kohor se kur do ta vizitojë shtetin e Kosovës.

Kryeministrja serbe u shpreh se dialogu i brendshëm për Kosovën i iniciuar nga Vuçiq është tregues i politikës së përgjegjshme dhe të guximshme i Serbisë.

Ajo foli edhe për letrën që Serbia do ta dërgojë në Bruksel për krahasimet ndërmjet Katalonisë dhe Kosovës.
“Serbia ka hequr dorë nga dërgimi i letrës pas kërkesës së Madridit”, tha kryeministrja serbe.