SHPËRNDAJE

Mbrëmë në objektin e shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë, strukturat qendrore të Partisë Demokratike Shqiptare bashkëbiseduan me kryesinë dhe aktivistë të nëndegës së saj të fshatit Rahovicë.
Në këtë takim ishin prezent anëtarët kryesisë të nëndegës së PDSH-së në Rahovicë si dhe aktivistë të kësaj nëndegë, të kryesuar nga kryetari i nëndegës Pajtim Rexhepi.
Para të pranishmëve foli kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, ku i njoftoi lidhur me situatën aktuale politike por edhe për periudhën e kaluar kohore në Komunën e Preshevës.
Të pranishmit, patën rastin të komunikojnë drejtpërdrejtë me kryetarin e partisë dhe strukturat tjera udhëheqëse të subjektit.


Në këtë takim u konstatua se është më se i domosdoshëm mobilizimi masiv i të gjitha shtresave në mënyrë që të ndalohet kjo e keqe që po i ndodhë komunës së Preshevës si pasojë e çrregullimit të skenës politike që po ngjan në komunën e Preshevës pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura vitin e kaluar.
Poashtu u konstatua se Partia Demokratike Shqiptare është i vetmi subjekt serioz politikë që mund të ndalë këtë katandisje dhe këtë orientim të mbrapshtë politik që po përjetojnë qytetarët e Komunës së Presheves.
Si pikë e veçantë e këtij takimi ishte edhe propozimet konkrete lidhur me përgatitjen e aktiviteteve në kuadër të kësaj nëndegë për periudhën në vijim , ku shumë shpejt pritet që të shpallen zgjedhjet e parakohshme lokale, njofton PDSH ne rrjetin social.