SHPËRNDAJE

Kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë ftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe BE-në që publikisht të gjykojnë idenë për ndarjen e Serbisë.

Ata kanë shprehë shqetësimin e tyre për shkak të heshtjes së diplomatëve në lidhje me deklaratën e siç quajnë ata “Terroristëve shqiptar nga jugu i Serbisë të cilën kërcënojnë me ndarjen e teritorit të Serbisë”.

Në deklaratën e dërguara medieve, ndërsa transmeton presheva.com, kryetari i Zveçanit, Veriut të Mitrovicës, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, thuhet se ata kanë pritur 3 ditë me padurim që nga përfaqësuesit e Bashkësisë ndërkombëtare të gjykojnë deklarata të tilla.

“Posaçërisht jemi të zhgënjyer me heshtjen e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe diplomatët e mbledhur në grupin diplomatik “Miqët e jugut të Serbisë”, që asnjë herë nuk lënë shansin të deklarohen për secilin rast që ndodh në Preshevë dhe Bujanoc, ndërsa kësaj here heshtin” thuhet në deklaratë, transmeton presheva.com.

Kryetarët e komunave kanë kërkuar nga përfaqësues të BE-së dhe diplomatët tjerë, që menjëherë të gjykojnë idenë për copëtimin e Serbisë dhe të mbrojnë integritetin teritorial të Serbisë.

Ata njëkohësisht kanë paralajmëruar se nëse me deklarata për copëtimin e Serbisë nuk i ndalet rruga, do të mund të ndodhin pasoja për tërë Ballkanin dhe se politika e standardeve të dyfishta duhet të ndërpritet.

Kush nuk gjykon idenë për ndarjen e Serbisë dhe kush ka heshtë deri sa është folë për referendumin për ndarje, duhet të jetë i vetëdijshëm që askush nuk mund ta dij se ku do të mbahet referendume për ndarje dhe kush do të mund të mbetet pa teritore” thuhet në njoftim të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. /presheva.com/